• |
ide | kryesore

Martinez zbulon qëllimin e De Bruyne: “Nëse konfirmohet skualifikimi i City, do të shohë alternativat”

-Instant, Sport



Çfarë do të ndodhë me Manchester City është një pikëpytje që nuk shqetëson vetëm trajnerin, por edhe lojtarët e Citizens. Skuadra e Guardiola me shumë mundësi do ta mbyllë Premier League në vendin e dytë e do të ketë mundësinë të luajë për trofeun e Champions League. Që mund të jetë edhe e fundit, nëse skualifikimi prej dy sezonesh vendosur nga UEFA konfirmohet në CAS. Një situatë që mund të sjellë shumë lamtumira. Atë të Guardiola, por edhe të De Bruyne. Tekniku i Belgjikës Martinez ka shpjeguar për mikrofonët e beIN SPORTS se vendimi mund të ketë efekte të pakthyeshme mbi të ardhmen e mesfushorit….

“Kevin është një fitues e besoj se për të marrë cilindo vendim do të ketë parasysh të gjithë faktorët e mundshëm. Nëse do të ketë ose jo skualifikim në Champions League, nëse trajneri me të cilin ka një raport të shkëlqyer do të qendrojë tek City… Si mund ta imagjinoni, ky është momenti më i mirë në karrierën e një lojtari si De Bruyne e ai ësht i lidhur me Manchester City. Por pastaj mendimi shkon tek 4 apo 5 vitet e ardhshme, ‘cfarë do të ndodhë?’. Askush nuk mund ti japë këshilla, e vetmja gjë që ka rëndësi është si ndihet ai”. Kështu, asnjë siguri. Sidomos kur nuk dihet cfarë do të ndodhë në CAS…

Kështu, sytë nga Lozana për të kuptuar të ardhmen. “Natyrisht, nëse Manchester City do të skualifikohet, do të jetë një faktor i rëndësishëm për zgjedhjen e tij. Por skualifikimi do të ketë një peshë shumë të rëndësishme mbi atë që do të ndodhë në klub. E sigurisht edhe mbi Guardiolën e me gjithë projektet për të ardhmen”. Kështu, kush shpreson të shohë City jashtë kupave, tani ka edhe një motiv më shumë për ta bërë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *