• |
ide | kryesore

Michel Jordan dhuron 100 milionë dollarë kundër racizmit: “Në disa ambjente e pranojnë”

-Instant, Sport



“Racizmi në disa ambjente është në një farë mënyre pranuar. Duhet të kuptojmë, që në fëmijëri, se nuk mund të tolerohet. Instruktimi është një pjesë e rëndësishme e ndryshimit social. Nëse po dhuroj 100 milionë dollarë, së bashku me Jordan Brand, është për të bërë diferencën. Eshtë një hap i nevojshëm për të sulmuar racizmin e rrënjosur, duke mbështetur mundësitë edukative”. Janë këto fjalët e Michael Jordan pas dhurimit prej 100 milionë dollarë në 10 vjet për të mbështetur organizatat që punojnë për barazinë raciale, drejtësinë sociale e më shumë akses në instruktim.

Në një intervistë për Charlotte Observer, Jordan ka pranuar se aksesi në insktruktim është vendimtar si për promovimin njerëzor ashtu dhe për ndryshimin e rregullave kulturale në cështje race e varfërie. E ka përkufizuar vrasjen e afroamerikanit George Floyd në Minneapolis, nga ana e një polici të bardhë, “pikën e kthesës” për dekada indinjatë të njerëzve me ngjyrë për brutalitetin kundër tyre. “Jemi rrëzuar si afroamerikanë për kaq vite. Nuk mund të pranohet. Kjo është pika e moskthimit pas. Duhet të marrim një pozicion. Duhet të jemi më të mirë si shoqëri”.

“Vetëm pse dikush është rritur në barraka nuk do të thotë ta shohësh si të ishte ndryshe, ose inferior. Nuk duhet të ndihesh më i mirë se të tjerët sepse je rritur me më shumë avantazhe”, ka thënë ish-kampioni i Chicago Bulls. Edhe pse nuk i ka bërë të ditur ende projektet që do të financohen, Jordan ka nënvizuar rëndësinë e edukimit: “Prindërit e mi më kanë thënë gjithnjë se edukimi është mënyra më e mirë për tu lidhur me njerëzit e tjerë. Instruktimi është rruga më e mirë për të zinjtë, për të përmirësuar veten. Për të konkuruar, për të qenë më të mirët, duhet të jesh i edukuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *