• |
ide | kryesore

Pas dëmtimit e aludimit për Covid, Strakosha luan ndeshjen e parë të kontrollit me Lazion

-Instant, Sport



Një rikthim i rëndësishëm. Thomas Strakosha ka marrë pjesë në ndeshjen e kontrollit të fundjavës. Ka luajtur vetëm një pjesë (prej 30 minutash), por pr teknikun e Lazios, Simone Inzaghi e rëndësishme ishte ta kishte në fushë. Portieri shqiptar i kombëtares (që ka njoftuar veprime ligjore kundër Massimo Brambati për afirmimet se laciali hiqej si i dëmtuar për të fshehur pozitivitetin ndaj Koronavirus) ka pësuar vetëm një gol, nga Luis Alberto. Për pjesën tjetër të sfidës është shfaqur me reflekse e reagime të mira, sipas asaj që pohon Gazzetta dello Sport. E kështu, Inzaghi mund të jetë i lehtësuar.

Ndeshja e kontrollit është zhvilluar në fushë të reduktuar, me portat e spostuar në limit të dy zonave të penalltisë. Skuadrat ishin të përziera (Immobile e Caicedo nga njëra anë, Luis Alberto e Correa në tjetrën) e të përbëra nga vetëm 10 lojtarë. Kanë munguar, për motive parandaluese, Milinkovic e Leiva, përvec Vavro (punë e diferencuar), Adekanye (tërheqje muskulare e dyshuar) e tre të kthyerit në orët e fundit nga jashtë (Lulic, Proto e Lukaku). Ndeshja e kontrollit ka përfunduar 4-4, dygolësh tjetër për Caicedo, pas atij në mesjavë. Mesazhin Inzaghit, në vigjilje të ndeshjes me Atalantën, përvec portierit Strakosha i’a ka dhënë të qartë edhe amerikano-jugori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *