• |
ide | kryesore

Video/ Blerja e janarit i jep shpresë Dortmund: Berlini rrëzohet për herë të tretë

-Instant, F1, Sport, Video



Borussia Dortmundi kthehet në distancë të shtatë pikëve nga kryesuesit e Bayern Mynih, me fitoren 1-0 kundër Hertha Berlin, në ndeshjen e fundit të javës luajtur në Signal Iduna Park. Emre Can i ka dhënë akoma shpresë Borussia në luftën për titull, duke shqetësuar akoma bavarezët.

Rrëzohet Berlin për herë të tretë radhazi në këtë kampionat e rezultati mund të kishte qenë shumë më i thellë, nëse do të merrej në konsideratë dominimi i Dortmund gjatë 90 minutave. Frikën e verdhezinjve e fshiu Emre Can, që vendosi ndeshjen në minutën e 58, pas një asist të Julian Brandt.

Skuadra e Lucien Favre i është dashur të bëjë pa qendërsulmuesin kryesor Erling Haaland, që u dëmtua në ndeshjen kundër Bayern, gjë që u reflektua para portës me rezultatin që mbeti i hapur deri në fund, duke i dhënë mundësinë Hertha Berlin të rrezikonte të barazonte në fund. Dortmundi vazhdon të qendrojë në vendin e dytë në Bundesligë, me shtatë pikë më pak sesa Bayern, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit. Ndeshjen e ardhshme, Dortmundi do të luajë kundër Fortuna Dusseldorf, që po lufton për mbijetesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *