• |
ide | kryesore

Vittorio Sgarbi viziton shtëpinë e Enver Hoxhës në Gjirokastër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria ka filluar të presë vizitorët e parë në vend, edhe pse kufiri ende nuk është hapur nga të gjitha vendet pas pandemisë së koronavirusit. Miku që sapo ka ardhur në vendin tonë është kritiku italian i artit, politikani dhe gazetari Vittorio Sgarbi, i cili ka nisur turin e tij në Shqipëri. Pas Tiranës e Vlorës, vizita e tij ka vijuar sot paradite edhe në Gjirokastër.

Sgarbi është pritur nga kryebashkiaku Flamur Golemi, si dhe shoqërohej nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Ndër ndalesat në Gjirokastër ka qenë ajo tek shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare, si dhe shtëpia e diktatorit Enver Hoxha.

Vittorio Sgarbi është një personalitet në Itali, ndërkohë që njihet edhe si mik i kryeministrit Edi Rama. Sgarbi ka jashtë martese edhe një vajzë me një grua shqiptare. Alba Sgarbi ka lindur në Romë, nga një nënë shqiptare që quhet Kozeta Ajdini. Ndërsa babai, Vittorio Sgarbi ka pranuar ta njohë Albën, si vajzën e tij, kur ajo ishte 13 vjeçe.



4 Comments

  1. Qenka nipi i -Fosko Dinucit-,qenka nga ky soj qe eshte ne pushtet ,paska lene dhe ky disa gra, pastaj jane shoke me -psikoskizofrenin-dhe adhurues i -Erdhjerit-pastaj ka shkuar tek shtepia e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *