• |
ide | kryesore

Vrioni zëvendësues i Higuain: Sarri e do shqiptarin në pankinë kundër Milan

-Instant, Sport



Një verë mes të mëdhenjve, për të luajtur shansin për tu ulur në pankinë e ndoshta edhe të grumbullojë disa minuta përkrah Cristiano Ronaldos e të tjerëve. Për Giacomo Vrionin vjen një mundësi e jashtëzakonshme, që për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë ndoshta ishte e paimagjinueshme. Dëmtimi i Gonzalo Higuain (ende për tu përcaktuar shkalla e dëmtimit: nuk ka ndrydhje por duhet të qendrojë pushim për 7 deri në 15 ditë) hap prespektiva të reja për shqiptarin dhe 3 sulmuesit e tjerë të Under 23 të Juventus që nga dita e parë e rifillimit po stërviten me skuadrën e parë.

Tekniku bardhezi Maurizio Sarri do të kujdeset të zgjedhë më të spikaturin nga sulmuesit e Under 23 dhe është e sigurtë se pa Pipita, një prej tyre do të ulet në pankinë për gjysëmfinalen e kthimit të Kupës së Italisë. Vrioni e Chibozo janë më të favorizuarit, por sulmuesi kuqezi ka mundësinë ti garantojë dicka që të tjerët nuk e kanë: eksperiencën në arenën ndërkombëtare, falë prezencave me Shqipërinë, një prej të cilave e ka pikërisht kundër Italisë.

Transferimi i Giacomo Vrioni tek Juventus, ka qenë një këmbim me tre talente të bardhezinjve që kanë kaluar tek Sampdoria. Ky operacion, sipas asaj që bën të ditur Secolo XIX, ka cuar në arkat e dorianëve rreth 4 milionë euro. Sulmuesi i datëlindjes ’98 – që ka përshëndetur Cittadella – është bashkuar me formacionin U23 bardhezi, por ka shansin që të bëjë debutimin edhe me ekipin e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *