• |
ide | kryesore

Zaha, lojtari që u dogj nga një thashethem: “Tek United thoshin se shkoja në shtrat me vazjën e trajnerit”

-Instant, Sport



Wilfred Zaha arriti tek Manchester United në moshën 20 vjecare. Red Devils besuan tek ai në 2013, kur lojtari nga Bregu i Fildishtë u fut në histori si blerja e fundit e Sir Alex Ferguson për skuadrën të cilën e la pak muaj më pas. Por pavarësisht se ishte premtues, për sulmuesin që erdhi nga Crystal Palace, Old Trafford, Teatri i Ëndërrave, u bë makthi. Një makth që lojtari e ka rrëfyer gjatë një interviste me ish-kolegun Rio Ferdinand për The Locker Room.

Gjithcka nisi nga disa zëra sipas të cilave sulmuesi nuk aktivizohej për shkak të një lidhje me vajzën e Moyes, në atë kohë trajneri i Red Devils. E askush nuk e ndihmoi Zaha të përballej me situatën që pati edhe hapje mediatike. “Në klub askush nuk më tha gjë, nuk dija cfarë të bëja. Më kujtohet që kisha postuar diçka si ‘thashetheme budallallëqe’ sepse më ndiqnin kudo dhe ndjeja se duhej të thosha diçka. E pastaj nga klubi më thanë ‘nuk duhej të bëjë këtë, e as këtë’, askush nuk më ndihmoi. Unë isha aty, vetëm, e kisha probleme sepse njerëzit thoshin se shkoja në shtrat me vajzën e trajnerit e se për këtë nuk luaja”.

Larg familjes për Zaha cështja bëhej më e komplikuar, edhe pse sulmuesi i jep tani një sqarim: “Kjo histori zgjati aq shumë sa në një pikë mu duk absurde që trajneri nuk vinte të më thoshte dicka në lidhje me këtë. Akoma edhe sot njerëzit mendojnë se është një histori e vërtetë. E të mendosh që unë as e kam njohur vajzën e Moyes!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *