• |
ide | kryesore

Champions apo jo, për City sfida vendimtare nis nesër: De Bruyne e Guardiola presin

-Instant, Sport



Dënimi i Uefas ka qenë i rëndë: përjashtim për dy vjet nga Kupat europiane e një gjobë në shifrën e 30 milionë euro. Manchester City ka prezantuar menjëherë ankimimin e nesër, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, do të nisë ekzaminimi për të vlerësuar arsyet e paraqitura nga klubi anglez. Dëgjesat duhet të zgjasin rreth tre ditë, por duke parë emergjencën shëndetësore, diskutimet mes palëve do të zhvillohen në distancë, në video-konferencë. Kështu, parashikohet që kohët janë të destinuara të zgjaten e vendimi duhet të mbërrijë në korrik.

Nëse dënimi do të konfirmohet, e ardhmja e City mund të quhet e kompromentuar. Disa lojtarë, si De Bruyne, kanë treguar hapur shqetësimet e tyre për të qendruar në një klub jashtë kupave europiane për dy vjet. Më ndryshe rasti i teknikut Guardiola, që është shprehur se do të qendrojë sido të jetë në krye të City ku, për më tepër, ka marrë edhe ndihmësin që donte, Juanma Lillo, pasi Arteta mori drejtimin e Arsenal. Por, pavarësisht kësaj, nëse nuk do të arrinte objektivin që ka më për zemër, Champions-in, në fund të këtij sezoni, tekniku mund të marrë në konsideratë idenë për tu transferuar në një tjetër klub me ambicje të mëdha në Europë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *