• |
ide | kryesore

Babai ka shërbyer në policinë serbe/ Reagon ashpër Vjosa Osmani pas nxjerrjes së fotos

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa fotografi, ku thuhej se babai i Vjosa Osmanit ishte pjesë e policisë serbe. Për këtë ka reaguar ashpër kryetarja e Kuvendit të Kosovës. Ajo shprehet se ky sulm ka qenë i pritshëm prej saj, ndërsa shton se do të denoncojë shpifësit.

“Përkrahësit e tregtarëve të kufijve paskan gjetë një fotografi të dy policëve serbë dhe pa fije turpi gënjejnë se njëri nga ta në foto është babai im Raif Osmani. Natyrisht që në atë foto nuk është babai im e natyrisht që edhe gënjeshtra se ai ka punuar për serbët është shpifje e radhës e atyre që sot e kthyen Kosovën në varësi të Beogradit.

Për fatin e keq të vendit tonë, shpifjeve të tilla u shërbejnë edhe disa pseudo-portale të shndërruara të mjete propagandistike të tregtarëve të kufijve. E edhe më fatkeqe është kur shoh disa që e quajnë veten aktivistë të LDK-së tek shpërndajnë shpifje të tilla teksa harrojnë që po këta që po i montojnë këto gënjeshtra sot, dje nga hotele të Shqipërisë përgatisnin komunikata e shpallnin tradhtarë veprimtarët më të mirë të LDK-së” – thotë ndër të tjera Osmani.

Ajo thotë se babai i saj është larguar nga puna më 15 mars të vitit 1989 duke u bërë ndër shqiptarët e parë që u larguan dhunshëm nga puna nga regjimi serb sepse ka besuar dhe ka folur publikisht për Kosovën Republikë.

Osmani thotë se ai në fillim të viteve 90 i është bashkuar përpjekjeve të para të Presidentit Rugova për të ndërtuar shtyllat e mbrojtjes për rajonin e Mitrovicës (në sistemin paralel) dhe për këto përpjekje është burgosur dhe ka përjetuar tortura çnjerëzore në burgjet serbe.

“Por, shpifësit e këtyre ditëve po dëshirojnë ta barazojnë sistemin jugosllav me atë të ndërtuar nga Presidenti Rugova. Të bësh një barazim të tillë duke u shërbyer me montime e fotografi të policëve serbë dhe të tentosh të denigrosh dikë që ka punuar për Kosovën shtet të pavarur e sovran që nga viti 1989, është e pafalshme dhe joetike. Prandaj edhe familja ime do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj portaleve që po i shkruajnë këto shpifje e montime si dhe ndaj individëve shpifës që po i shpërndajnë ato” – shkruan Osmani.

Një reagim ka pasur edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa që është përpjekur të distancohet nga sulmi që po i bëhet Kryetares së Kuvendit edhe nga brenda partisë së saj.

“Mospajtimet institucionale, rivalitetet partiake dhe politike duhet ti shprehim dhe debatojmë ndërmjet nesh, jo permes etiketimit të prindërve, fëmijëve apo familjarëve. Kjo është mënyra më morbide e luftës politike. Nëse dikush ka pasur argumente, pse nuk i prezantoi ato, para se Vjosa të zgjidhej Kryetare e Kuvendit. Përgjigja është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë”, – shkroi Mustafa. ©LAPSI.al



6 Comments

    1. O zigur.. ja ke fut kot fare.
      Ne shqiperi dihet kush krijon ‘ lajme te rreme’ .. Dihet shume mire kush portale i shperndajne ato .
      Megjithese kosova eshte shume me e avancuar se ne ne kete fushe . Ne kosove ka grupe shume mire te organizuara te specializuar ne lajme te rreme te cilet per pagesat qe marrin nga subjekte politke apo dhe persona private e mbushin rrjetin me nje numer aq te madh komentesh nga profile fallco ne rrjetet sociale sa qe cdo njeri qe i lexon ato i jepet ideja sikur 90% e kosovareve e mendojne ashtu.
      Eshte llogaritur qe cdo person qe punon ne keto ‘ biznese ‘ lajmesh te rreme ka te pakten 40 profile fallco ne rrjetet sociale . Eshte tamam propagande profesioniste. Dhe Vetvendosja ne kosove ka grupin e vet te ‘ shpifsave’ te cilet shume here kane nderhyre me komente ne portalet shqiptare ose ne aktivitetet e Rames ne Facebook etj etj .

  1. U dhi edhe kosova . Po na marrin si shembull ne te keqijat tona . Ne nuk jemi per tu marre shembull o te nderuar vellezer kosovar . Beni çfardo por mos na merrni si shembull , jemi me negativet ne ballkan , europ dhe pothuajse ne te gjithe boten .

  2. Keta me nxjerrin -mallin-e Ardi Veliut-atij muzhikut polic,dhe ndoshta nga ai e kane marre kete shembull.Shikoni -Vojsaven-nga cfare familje vjen-babain e ka patur polic me Serbet-.Identike me vidion e nenes qe i dhunuan femijen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *