• |
ide | kryesore

Kritika të ashpra pas komenteve transfobike të shkrimtares së Harry Poter

-Instant, Paparazzi, Slider



Autorja e “Harry Potter”, J.K. Rowling, po përballet me një numër të lartë kritikash pas disa komenteve, të cilat u cilësuan si transfobike. Rowling komentoi së fundmi një artikull të Devex, një platformë mediatike për komunitetet globale në zhvillim, me titull “Opinion: Të krijuarit e një bote më të mirë post-Covid-19 për njerëzit që kanë menstruacione”.

Në Twitter, Rowling tha: “Njerëz që kanë menstruacione. Jam e sigurt që ka një fjalë për këta njerëz.” Më pas, ajo shtoi “Wumben? Wimpund? Woomud?” që ngjason si belbëzime për të thënë “women” (gra). Njerëzit në Twitter e cilësuan këtë koment si “transfobik” sepse edhe personat transgjinorë dhe njerëzit që nuk kanë një identitet gjinor mund të kenë menstruacione. Rowling nga ana tjetër kritikoi idenë se “sensi biologjik i dikujt nuk është i vërtetë”. Rowling i referohet seksit si tërësia e tipareve biologjike që dallojnë mashkullin nga femra, por identiteti gjinor është koncept tjetër. Me fjalë më të thjeshta, një individ mund të jetë biologjikisht femër, por nuk ndihet grua ose nuk dëshiron të identifikohet si grua.

“Nëse seksi nuk ekziston, nuk ka tërheqje brenda të njëjtit seks. I njoh dhe i dua personat transgjinorë, por fshirja e konceptit të seksit heq aftësinë e njerëzve për të diskutuar mbi jetën e tyre. Nuk është urrejtje që të flasim për të vërtetën,” tha ajo.



1 Comment

  1. Me ne fund nje njeri qe ka akoma tru te pashpelare. Nje bote ku quhesh transfobik pse thua qe ekzistojne grate eshte distopia me e re sorosiane. Zot na ruaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *