• |
ide | kryesore

Kukësi shpërfytyron Partizanin, goleada ‘qesharake’ në Gjirokastër e Laç: zyrtarizohen të rënët

-Instant, F1, Sport, Video



Goleada në javën e 28 të të Superiores e dyta pas rikthimit të futbollit, disa prej të cilave për të ardhur keq. Luftëtari i parë kundër Kukësit katër ditë më parë në Elbasan është vetëm një mirazh i largët i atij të shfaqur brenda mureve të shtëpisë kundër bardhebluve, që sic duket kanë vetinë ti ulin armët bluezinjve. Partizani dominohet nga Kukësi në Selman Stërmasi dhe është zyrtarisht në zonën e Playout, ndërsa në Lac shënohen tre gola në minutat e fundit, për ti cuar shifrat në 5-2 kundër Vllaznisë.

LUFTËTARI 0-5 TIRANA
Një ndeshje që u hap nga Vangjeli në minutën e tretë, me të rinjtë bluezi që e kishin të vështirë të rikuperonin traumën e golit të shpejtë e jo më të mendonin ta bënin pas të dytit me të zakonshmin Cobinnah në të 19. Portieri Shala priti penalltinë e Ngo’o, por nuk shmangu dot golin e tretë në fundin e pjesës së parë me Hasanin. Eksperti i penalltive mbetet Batha, që shënon golin e 10 sezonal në minutën e 65, përpara se Dunga të rishfaqet në fushë pas dëmtimit të gjatë dhe të shënojë në minutën e 78. Luftëtari konfirmohet viktima e preferuar e Tiranës që në këtë sezon, jo vetëm i ka marrë pikë të plota por i ka shënuar 16 gola në 4 ndeshje, duke i lejuar vetëm një. Egbo është tashmë 5 fitore larg titullit në tetë javët e mbetura, ndërsa Luftëtari është matematikisht në Kategorinë e Parë, me 24 pikë distancë nga Partizani me po kaq në lojë, por i disavantazhuar në përplasjet direkte.

PARTIZANI 1-3 KUKËSI
Partizani del I dërrmuar për të pestën ndeshje radhazi dhe këtë herë Sormani nuk duhet të ketë as justifikimin e lojës së mirë. Kampionët në fuqi janë zyrarisht në luftë për mbijetesë, duke qenë në zonën e playout. Kukësi i Shehit është imponuar 1-3, duke zhytyr në telashe të kuqtë e duke qendruar në distancën e pikëve nga Tirana për ti shtyrë edhe pak festën. Ashtu si kundër Skënderbeut katër ditë më parë, të kuqtë pësojnë në sekondat e fundit të pjesës së parë golin e Abazaj, duke coroditur krejtësisht Partizanin. Boldor shënon në portën e tij, duke e demoralizuar edhe më shumë skuadrën e Sormanit, që pa Ethemi të shënonte të tretin me me një parabolë, përpara se Solomon të shënonte golin e vetëm të kryeqyetetasve. Fitorja e Bylis kalon në renditje Partizanin, duke i lënë vendin e 8 skuadrës që një vit më parë fitoi titullin kampion.

FLAMURTARI 0-1 SKËNDERBEU
Skënderbeu mposhti Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 0-1, duke vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Goli i Nazmi Gripshit me kokë në minutën e 58-të i dha fitoren skuadrës korccare, ndërkohë që vlonjatët me këtë humbje kanë rënë matematikisht nga kategoria. Nuk është asgjë e pamenduar për skuadrën vlonjate, që duhet të ringrihet tashmë nga e para.

LACI 5-2 VLLAZNIA
Me një mesfushë krejtësisht të rinovuar për shkak të mungesës së shehut, Fangajt e Lushkjas për shkak skualifikimi, Laçi shkatërron Vllazninë, me pesë gola për të sulmuar Europën. Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, ku edhe pse kurbinasit shënuan dy herë në pjesën e parë me Albion Markun dhe Ardit Deliun, shkodranët zhvilluan një lojë të mire, por ajo e minutave të fundit me tre gola të shënuar në 7 minuta e prishi bukurinë e ndeshjes. Në pjesën e dytë Silvio Zogaj rihapi ndeshjen dhe u mendua se do të barazpeshohej gjithçka, por kapiteni Ignatoviç çoi shifrat në 3-1. Pikërisht në të 83 kapiteni i kuqebluve Gilman Lika bëri të shpresohej për një rezultat ndryshe, por 60 sekonda më pas përgjigjen kurbinasit me Fatmir Prengën, ndërsa Donald Rapos fiksoi rezultatin 5-2 në minutën e tretë shtesë.

BYLIS 1-0 TEUTA
Fitorja e parë për 2020 e Bylis, që shpejton të kalojë Partizanin në renditje, për të shmangur zonën playout të renditjes. Ballshiotët fitojnë pas 6 muajsh në kampionat falë një goli të Jurgen Goxhajt në minutën e parë shtesë: harkimi i Mëllugjës në zonë, gjen të lirë Goxhaj që realizon me kokë në minutën e 91-të. Tre pikë të rëndësishme për Bylis, që komplikon ëndërrën europiane të Teutës. Për herë të fundit në kampionat ballshiotët kishin fituar më 22 dhjetor 2019 ndaj Luftëtarit 1-0 në “Adush Muça”.



2 Comments

  1. Partizani ka tifozin me te madhe??Erion Braqe bolen????imagjinojeni ??skuader per pastrim parash dhe e hedhin si lecke materniteti ne Lane.??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *