• |
ide | kryesore

Raporti i BB: Kriza e Covid-19 do të thellojë borxhin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
taksa-dhe-tatime-montazh-15490_1482913065-9772232.jpg



Shpenzimet e larta dhe dhe rënia e të ardhurave, të diktuara nga kriza e COVID-19 do të rrisë deficitet fiskale dhe borxhin publik në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria. Në këtë konkluzion del raporti i Bankës Botërore lidhur me ndikimet e Covid në ekonomi.

Sipas draftit,  masat për të mbrojtur jetët dhe vendet e punës kanë kosto të larta fiskale dhe do të bëjnë që borxhi publik të rritet. Ndërkohe që masa e pasojave ndryshon nga vendi në vend. Referuar raportit ndërsa borxhi rritet, buxhetet e ardhshme do duhet të japin llogari për rritjen e pagesave të interesit, ku rezulton se Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia tashmë shpenzojnë më shumë se 2 përqind të PBB-së së tyre në interes.

Nga ana tjetër raporti citon se sektori financiar mund të bëjë shumë për të ndihmuar në zbutjen e ndikimeve të COVID-19 në ekonominë reale duke siguruar ura financimi dhe ristrukturim të huave për bizneset për t’i ndihmuar ato të lehtësohen nga ndikimet e krizës, dhe të kontribuojnë në fazën e rikuperimit.

Raporti sugjeron se është e nevojshme të monitorohet kredia dhe tendencat e likuiditetit nga afër pasi COVID-19 paraqet kërcënimin më serioz, globalisht dhe lokal që nga viti 2008. Stresi i zgjatur financiar do të kërkojë masa për të parandaluar krijimin e rreziqeve të stabilitetit financiar./ SCAN



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *