• |
ide | kryesore

Shpenzoi 1 milionë dollarë në një natë: strip club i Houston ‘tërheq’ fanellën e Harden

-Instant, Sport



Një festë prej 1 milionë dollarë e meriton një vlerësim, kështu që një strip club në Houston ka “tërhequr” në mënyrë simbolike fanellën me numër 13 të James Harden pas shpenzimeve të cmendura të një mbrëmje me stafin e tij në 2017. Historia është e tre viteve më parë por është mësuar vetëm sot falë zbulimit të bërë nga rapper Joe Budden gjatë një direkte në Instagram. Interesimi i lojtarit të Rockets për këto lokale është e njohur, por deri më sot nuk dihej që Harden mund të kishte shpenzuar një shumë të tillë parash.

Në fund të fundit, “Mjekra” ka firmosur një kontratë prej 38,2 milionë dollarë për këtë sezon, edhe se do të marrë më pak para për shkak të shkurtimit të pagave nga pandemia Koronavirus. Për sezonin e ardhshëm ylli i NBA do të fitojë 41,2 milionë e për sezonin ’21-’22 pagesa e tij do të ngjitet në 44,3 milionë.

Deri në ndërprerjen e NBA, Harden ishte shënuesi më i mirë i NBA me 34,4 pikë mesatarasisht për ndeshje, e dyta më e lartë në karrierën e tij pas 36,1 të një viti më parë e i 15-ti më i mirë në historinë e NBA.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *