• |
ide | kryesore

Video/ Goli rekord i Wirtz: i merr fronin e golashënuesit më të ri në Bundesligë Sahin

-Instant, Sport, Video



Nuk arriti dot të ndihmojë skuadrën e tij të marrë rezultat pozitiv kundër Bayern Mynih, por goli i shënuar në minutën e 89 në BayArena e ka futur Florian Wirtz drejt e në historinë e Bundesligës. Mesfushori i Bayer Leverkusen është bërë lojtari më i ri që ka arritur të shënojë një gol në Bundesligë.

I aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Bayern Mynih, Wirtz ka realizuar gol në moshën 17 vjec e 34 ditë, duke fiksuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-2 në favor të bavarezëve. Wirtz është vetëm 48 ditë më i ri se lojtari që mbante rekordin në Bundesligë: Nuri Sahin shënoi gol për Borussia Dortmund, në ndeshjen kundër Nurnberg në 2005.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *