• |
ide | kryesore

Vrau bashkëkombasin në një bar në Itali, 12 vite burg për të riun e kapur në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
karabiniere, Itali



Dënim me 12 vite burg dha drejtësia italiane për një të ri shqiptar të quajtur Donaldi Rushiti, i njohur me pseudonimin Doni, në kuadër të operacionit të koduar “Far West”.

Ngjarja për të cilën u dënua Rushiti ka ndodhur mes 21 dhe 22 tetorit të vitit 2017, në mes të Bevilacqua dhe Fidias, ku Shpëtim Frashëri, 39 vjeç, u qëllua për vdekje po nga një shqiptar, që ndërroi jetë pas shtrimit në spital, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Rushiti, menjëherë pasi ka kryer krimin ka ardhur në Shqipëri, por me kombinimin e punës mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, ai u kap në Tiranë, përpara dy vitesh. Pas ekstradimit, shqiptari mori dënimin nga Gjykata e Torinos.

Për këtë ngjarje janë paditur edhe tre persona të tjerë, që janë ende në arrati e kërkohen nga drejtësia italiane. Ata janë Hashim Murataj, Cerciz Banushi, Sabri Brakaj. Nuk dihet se cfarë arsyeje ka bërë që situata të shkojë deri në vrasje, por dyshohet se gjithçka ndodhi për kontrollin e tregut të prostitucionit në vendin fqinj.

Viktima, sipas hetimeve, drejtuar nga prokurori Vito Sandro Destito, menaxhoi një rrjet të vogël prostitutash në zonën e De Sanctis. Në mbrëmjen e krimit, Frashëri, i shoqëruar nga disa miq që ishin të panjohur, kishte pasur një konflikt me katër të pandehurit në lokalin “Chic”, i cili qëndron hapur 24 orë. Përleshja mes tyre ishte regjistruar nga kamerat në zonë.

Frashëri, i ndjekur në mes të rrugës, ishte goditur nga një e shtënë me pistoletë me kalibër 45. Disa plumba të lëshuar në drejtim të tij, kanë goditur ndërtesa rreth e rrotull zonës. Mbrojtësi i Rushiti, avokati Enrico Calabrese, pohoi se i riu, i pashkolluar, ishte përfshirë në atë mosmarrëveshje të ngatërruar dhe ishte përpjekur të mbrohej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *