• |
ide | kryesore

1 ton gëzhoja predhash në Maminas, arrestohet 30-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekuestrohen 1 ton gëzhoja predhash në Maminas, ndërsa në pranga ka rënë një 30-vjeçar. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet R. Q., banues në Qerret, punonjës në pikën e skrapit.

Kjo sasi e madhe gëzhojash, me vlerë 2 milion lekë të vjetra, u sekuestrua gjatë kontrollit në një pikë skrapi në Maminas, ndërsa abuzimi u konstatua nga policia ushtarake.

Gjithashtu janë kryer veprimet nga ana e Policisë Ushtarake për shtetasin G. L., 32 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, me detyrë punonjës në repartin ushtarak të Shijak, i cili i ka shitur shtetasit R. Q., gëzhojat e bllokuara.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *