• |
ide | kryesore

Ardian Çapja i plagosur, ‘blindohet’ Spitali i Traumës (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Spitali i Traumës në Tiranë është blinduar me forca të shumta policore, për shkak se në të ndodhet i shtruar Ardian Çapja, i cili u plagos me snajper në Elbasan. 55-vjeçari pas plagosjes vazhdon të jetë në gjendje kritike edhe pse i është nënshtruar operacionit.

Ardian Çapja u plagos para shtëpisë së tij në orën 09.37, në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan. Plagosja e tij lidhet me një ngjarje tjetër, të ndodhur po sot në Elbasan pasi u gjet një makinë e djegur me një snajper brenda, me të cilin dyshohet të jetë qëlluar 55-vjeçari.

Ardian Çapja është një emër i njohur për policinë shqiptare, pasi edhe më herët është përfshirë në konflikte me persona të tjerë në qytetin e Elbasanit.

Një atentat ishte zhvilluar ndaj tij në vitin 2017, që kishte qenë i mirëorganizuar, ndërsa ai u qëllua me kallashnikov e armë të tjera. Në atë kohë, autorët dështuan në atentat, pasi ishin zbuluar më herët.

Autorët më 2017, të cilët ende nuk janë identifikuar, për të shmangur çdo dyshim, kishin modifikuar automjetin e përdorur prej tyre në mënyrë identike me atë të një prej fqinjëve të fisit Çapja, duke përdorur dhe targa të falsifikuara me numra të njëjtë. Pasi e kanë mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, autorët kanë ndërhyrë në momentin kur Ardian Çapja po dilte nga banesa e tij. Ata kanë qëlluar nga një distancë e largët në momentin kur 49- vjeçari ka qenë pranë derës.



3 Comments

  1. Keta fare policesh, jane shtuar si fare e miut..Nuk ka as rroba me per keta, jane veshur si bashibozuke..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *