• |
ide | kryesore

Basha nga Elbasani: Ne do të fitojmë zgjedhjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Elbasan është e njëjta situatë si kudo në Shqipëri sipas Lulzim Bashës.

Gjatë një komunikimi përmes rrjeteve sociale, ai thotë se kryeministri Rama po shkatërron ekonominë.

“Sipërmarrësit e vegjël në Elbasan vuajnë mungesën e ndihmës, si gjatë dhe pas pandemisë. Faturat e larta të energjisë dhe të ujit, tatimet dhe taksat lokale po i detyrojnë bizneset e vogla të ulin qepenat dhe të shtojnë radhët e të papunëve”, thotë Basha.

Njësoj si dje, kur deklaroi se do të ketë në fokus ekonominë, Basha përsërit se për PD-në është jetike garantimi i një jete normale për shqiptarët.

“Ne do t’i fitojmë zgjedhjet me shqiptarët e për shqiptarët në mënyrë që me planin tonë të ndërtuar bashkë me shqiptarët t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike të krijojmë mundësi për punë e mirëqenie e t’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve”, tha Basha.

 



16 Comments

  1. Si do ti fitosh ?
    Bylykbashi tha para 2 ditesh tek ballkanwebi me bindje te forte se DO KETE RROTACION.
    Ketyre ose ju kane premtuar gje , ose fluturojne me pras ne …

  2. Kete po e krahasojne me ate laron Genard Hajdinin dhe Senidën dhe ky pret te fitoi . Ptuuuuuuuu…..burre i payndyr

  3. UNE SHPRESOJ DHE DUA QE TI TE FITOSH SE KY PALLOSHI I ANETES ESHTE BERE I PADURUESHEM . POR SHIKOJ QE NJEREZIT NUK JANE SHUME TE MOTIVUAR DHE KJO ME LE NJE FIJE DYSHIMI . NEJSE , iSHALLA FITON SE NA MEROJ KY GJATOSHI

  4. Ti i fiton zgjedhjet vetem ne rast se certifikimin e tyre e bejne i Myturi ne Mutin e Kristaqit me Stalinin.

  5. Luli fiton, eshte e sigurte. Njerezve u ka ardhur ne maje te hundes me mjaftindjen dhe socialistet. Nuk ka shance qe Rama-Veliaj-Ruci te fitojne.

  6. Po tani që identifikimi biometrik mori aprovimin nga nga marrëveshja e re, çfarë justifikimi do të nxjerrin? Dhe më e rëndësishmja fare: nëse PD-ja humbet zgjedhjet në vitin 2021, kush do t’ia ketë fajin?

    Është shumë, shumë e rëndësishme që lidershipi i saj dhe vetë kryetari Lulzim Basha t’i japin përgjigje që sot kësaj pyetjeje. Në mënyrë që kur të vijë ai moment, nuk duhet të kemi justifikimin e radhës se na vodhën. Pas arritjes së marrëveshjes,Me ramen apo pa ramen o lulushi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *