• |
ide | kryesore

Çfarë pritet të ndodhë në James Bond-in e ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Kur flitet për 007-ën, të gjithë mendojnë menjëherë aventurat e rrezikshme të agjentit më të famshëm në botë, pajisjet e çuditshme që e ndihmojnë në momentet e vështira, dhe sigurisht, vajzat bukuroshe që e rrethojnë.

Por në filmin më të fundit të sagës, James Bond duket është shtruar e do të shfaqet si një babai i përkushtuar i një vajze 5-vjeçare. Filmi, i vonuar deri në nëntor për shkak të mbylljes së kinemave prej koronavirusit, do të tregojë sesi e dashura e Bondit, doktoresha Madeleine Swann e interpretuar nga Lea Seydoux, ka sjellë në jetë një vajzë.

Ajo, nga sa thuhet në mediat e huaja, do të quhet Mathilde, e do të interpretohet nga 5-vjeçarja Lisa-Dorah Sonne. Burime të brendshme nga produksioni konfirmuan për “Mail on Sunday” se Bond do të bëhet baba, dhe se ishte vetë Daniel ai që këmbënguli ta bënte sa më të veçantë këtë film, i cili do të jetë dhe më I shtrenjti film Bond I realizuar ndoënjëherë, me një buxhet prej £200million paundë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *