• |
ide | kryesore

Detaje/ Ardian Çapja u qëllua me snajper me numra të fshirë, atentatorët e lanë armën në makinën e djegur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje zbulohen rreth plagosjes me armë të Ardian Çapjas sot në Elbasan.

Çapja është qëlluar teksa dilte nga banesa e tij nga persona ende të paidentifikuar, me snajper me numra të fshirë.

Mësohet se kjo armë është gjetur në makinën e braktisur, të cilës i ishte vënë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Mbret, pikërisht në bagazhin e saj. Madje si pasojë e pranisë së plumbave në mes të zjarrit, ata shpërthyen, duke plagosur dhe një punonjës të zjarrfikëses në këmbë, njofton news 24.

Aktualisht Çapja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit në këmbë. Thuhet se gjendja e tij paraqitet e rëndë.



4 Comments

  1. Bastardi i Kristaqit deklaronte me 2018 qe ngopej me fryme kur kriminelet hanin kokat e njeri-tjetrit!
    Por sot mund te kishte vdekur nje zjarrfikes qe fikte flaket e mjetit te atentatoreve!
    Sic edhe mund te rrezikohej jeta e cdo polici apo edhe qytetareve kalimtare!

    Mjaft qe biri i kristaqit te dale bukur ne foto me Çapen!

  2. Po tani që identifikimi biometrik mori aprovimin nga nga marrëveshja e re, çfarë justifikimi do të nxjerrin? Dhe më e rëndësishmja fare: nëse PD-ja humbet zgjedhjet në vitin 2021, kush do t’ia ketë fajin?

    Është shumë, shumë e rëndësishme që lidershipi i saj dhe vetë kryetari Lulzim Basha t’i japin përgjigje që sot kësaj pyetjeje. Në mënyrë që kur të vijë ai moment, nuk duhet të kemi justifikimin e radhës se na vodhën. Pas arritjes së marrëveshjes,Capja eshte mik i ngushte i lulzimes kete e di I gjithe elbasani o loqja e majte e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *