• |
ide | kryesore

I plagosuri me armë zjarri në Elbasan Ardian Çapja, dyshohet në gjendje kritike

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ardian Çapja dyshohet se është personi që mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri paraditen e sotme në Elbasan. Thuhet se ai është në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se Çapja ka pasur shumë hemorragji, ndërsa gjendja e tij thuhet se është kritike.l. I plagosuri pritet të transportohet drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia e Elbadanit “më datë 08.06.2020, rreth orës 09:37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi Ardian Çapja, rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *