• |
ide | kryesore

Kendall Jenner reagon pas akuzave për photoshop (Foto)

-Instant, Paparazzi, Slider



Një foto e Kendall Jenner-it që lidhet me protestat masive në Amerikë, ka bërë së fundmi xhiron e rrjetit. Supermodelja shfaqej duke protestuar teksa mbante në dorë një pankartë ku shkruhej “Black Lives Matter”, por kishte diçka në hijën e saj, që qartazi dukej nga fotoja.

Hija tregonte Kendall-in me duar të ngritura, por bosh, pa pankartë, si në foton e publikuar. Njerëzit e nervozuar reaguan menjëherë në Tëitter, duke e akuzuar për fotoshop dhe mungesë të theksuar serioziteti ndaj çëshjtes në fjalë.
Kendall Jenner reagon pas detajit që u bë viral në këtë

“Kendall Jenner që editon një pankartë në duart e saj, është një indikacion i mirë që na tregon sesa seriozisht duhen marrë mendimet e VIP-ve.”- shkruan dikush. Pas gjithë komenteve, Kendall u detyrua të reagojë duke thënë se ajo foto nuk i përket asaj dhe se është e gjitha photoshop.

“Kjo është fotoshopuar nga dikush. Unë s’kam postuar diçka të tillë!” Kjo nuk është hera e parë që Kendall përfshihet dashje pa dashje në të tilla situata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *