• |
ide | kryesore

“Muri” i ngritur nga Inter për Lautaro, pozicionon Barcelonën tek Neymar

-Instant, Sport



Njërin ose tjetrin, Lautaro ose Neymar: të dy janë objektivë të deklaruar të Barcelonës, të dy të vështirë për tu arritur. Gati i pamundur braziliani, shumë i komplikuar argjentinasi. E megjithatë në Katalonjë insistojnë, të bindur se të dy duan të veshin fanellën blaugrana. E kur një tratativë del në plan të dytë, avancon tjetra: e përpiktë në fakt ajo që trumpeton Mundo Deportivo, sipas të cilës Neymar i ka thënë shokëve të Psg se dëshiron të përfundojë në mënyrën më të mirë Champions në gusht për tu kthyer më pas në Barcellona. E përpiktë duhet thënë, sepse në frontin Lautaro situate nuk është më kaq e qartë sa disa ditë më parë. Ose më mirë, sepse bllokimi i Inter (sulmuesi nuk është në shitje dhe largohet vetëm duke paguar klauzolën 111 milionë) është marrë si një hendek I pakapërcyeshëm.

E atëherë, në vëmendje kthehet Neymar, i penduar që u largua nga Barcellona dhe gati të kthehet “në shtëpi”. Por nëse për Lautaro duhen 111 milionë, për brazilianin duhen edhe më tepër e lojtarët në këmbim të vendosur në tavolinë nuk bindin as parisienët. Deri tani Lautaro nuk ka dalë kurrë hapur zyrtarisht, ndërsa Neymar nuk e ka fshehur asnjëherë nostalgjinë e tij katalanase, gjë që ndoshta e bën edhe më të favorizuar në përzgjedhjen që duhet të bëjë Barcelona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *