• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori indian

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur indian Chiranjeevi Sarja ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare.

Sarja, i cili luajti në 20 filma përfshirë “Amma I Love You” vdiq nga një atak në zemër. ‘Është shokuese të dëgjosh lajmet se artisti i famshëm, Shri Chiranjeevi Sarja vdiq nga një ata në zemër. Vdekja e tij e parakohshme në moshën vetëm 39 vjeçare është tronditëse. Ngushëllime familjes, Zoti u dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje,”– tha kryeministri i Karnataka, B.S. Yediyurappa. Sarja, i cili gjithashtu luajti në filmat “Whistle” and “Varadanayaka”, vjen nga familje aktorësh. Xhaxhai i tij është aktori Arjun Sarja ndërsa gjyshi, aktori Shakti Prasad.

Ai u martua me aktoren Meghana Raj në vitin 2018. “Humbje tragjike për kinematografinë indiane,”– komentuan ndjekësit në rrjetet sociale. “Do na mungojë të gjithëve.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *