• |
ide | kryesore

“Nëse më largon, nuk dua asnjë lek nga kontrata”: Demi e riktheu Sormanin për një “peng”, por tani është katastrofë

-Instant, F1, Sport



Një histori me dy pjesë ajo e Adolfo Sormanit me Partizanin: e para aspak e keqe por e përfunduar në një moment nervozizmi të presidentit Gazmed Demi, e dyta e papërfunduar por me konotacionin e një katastrofe të vërtetë. Të dyja janë pasoja të njëra-tjetrës. Kur italiani u largua në tetor të 2016 pasi udhëhoqi skuadrën për katër muaj, presidenti Demi e konsideroi një vendim të nxituar dhe mbeti peng moral i fjalëve që i tha tekniku nga Genoa kur ia komunikoi: “Nëse largohem nga detyra nuk më detyrohesh asgjë nga pjesa e mbetur e kontratës”.

Fjalë xhentilmeni të teknikut 54 vjeçar, që e bënë numrin 1 të klubit ta thërriste, sapo Franco Lerda u shkarkua nga detyra. Por sado që konsiderohej një njeri i punës, Sormani nuk arriti kurrë ta bënte Partizanin as të luante mirë, e as të merrte rezultate. Nga klubi shpejtojnë të sqarojnë se Sormani ka patur ditën e pushimit dhe ka qendruar në shtëpi, por bisedat për situatën e krijuar, kur Partizani nga i menduar për titull është në zonën e playout dhe rrezikon qendrimin në Superiore, nuk mund të anashkalohen.

Lerda të paktën kishte një skuadër më të mbledhur, ndoshta jo zbavitëse, por dinte të luftonte dhe ishte në garë për titullin, sic ishte edhe idea e konstruktimit të të kuqve. Sormani ka bërë më keq se cdokush që drejtoi skuadrën këtë sezon, madje edhe më keq se Kalari. Nga 38 pikët e klasifikimit, 25 i ka marrë pikërisht Lerda në 14 ndeshje, ndërsa Sormani në 11 ka koleksionuar vetëm 10 pikë me 3 fitore një barazim e 7 humbje (pa llogaritur disfatën e eleminimit nga Kupë përballë Besëlidhjes). Edhe Kalari me një fitore në tre ndeshje ka marrë mesatare-pikë më të lartë se tekniku aktual, që duket se po përjeton orë vendimtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *