• |
ide | kryesore

“Nuk kam më stimuj”: McGregor shpjegon mërzinë në MMA

-Instant, Sport



Tërhiqet për shkak të monotonisë. Conor McGregor shpjegon, në një intervistë për Espn, motivet e tërheqjes së tretë nga skena e MMA-së. “Kjo lojë nuk më stimulon më – ka thënë luftëtari irlandez -, gjithë kjo pritje e nuk ndodh asgjë”. Në realitet mërzinë e ka për mungesën e alternativave që ti shkojnë për shtat në të ardhmen: idea e Dana Ëhite ishte të ndeshej me fituesin mes Khabib Nurmagomedov e Justin Gaethje në shtator, por ai pritjen nuk e ka qejf: “Cfarë do të ndodhë në shtator? E dini? Duhet të më linte të ndeshesha unë e Justin për titullin e të shihnim cdo ndodhte”.

Peshën e saj e ka edhe pandemia, kundër së cilës McGregor është rreshtuar ndër aktivistët me donacione e dialog me politikanët irlandezë. Një si McGregor, që e ka bërë veten një biznes, ka nevojë për data e rrethana precize. “Për momentin bota po vuan, po ndodh gjithcka. Unë kisha objektiva, plane, një sezon përpara. Këta ndërkohë kanë ndërmend të më rrisin e ulin kilogramët duke më ofruar ndeshje idiote. E dini cfarë? Nuk më plas fare, jam jashtë tani”.

View this post on Instagram

❤️

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

Menjëherë pas lajmërimit, McGregor kishte postuar një tortë që ia kishte dhuruar e bija, me të shkruarën: ‘tërheqje të mbarë baba’. ndoshta tërheqja nga artet marciale mikse këtë herë është serioze, duke qenë se nuk ka reaguar edhe pas ngacmimit të Mayëeather: “A nuk kishe thënë se do më mundje nëse do ndesheshim njëherë të dytë? E tani tërhiqesh? Nuk doje të mundje më të mirin? Në rregull, kur të vendosësh të kthehesh, po të pres të të ndëshkoj përsëri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *