• |
ide | kryesore

Protesta në Vienë për shembjen e Teatrit Kombëtar: Simbol i trashëgimisë europiane, Rama-Veliaj partnerë në krim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Protesta për prishjen e Teatrit Kombëtar janë zhvilluar këtë fillim jave në Vjenë. Një grup shqiptarët janë mbledhur për të protestuar përpara selisë qendrore të fondacionit “Erste Stiftung”.

“Erste Stiftung” është një fondacion i cili edhe më herët ka mbështetur financiarisht dhe përmes imazhit publik iniciativa për zhvillimin e demokracisë në Ballkan. Me pankarta në duar, ku ndër të tjera shkruhet “Rama-Veliaj, vëllezër në krim”, apo “ Demokracia në Shqipëri po vdes, mos hesht”, protestuesit kërkojnë që fondacioni, si mbështetës i zërit të shoqërise civile, të mbajë një qëndrim në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, të cilin e konsiderojnë një simbol të trashëgimisë europiane.

Ata shprehen se me qëllim sensibilimin e opinionit ndërkombëtar për regjimin që është vendosur aktualisht në Shqipëri, do të vijojnë protestat e tyre edhe në ditët në vijim, përpara organizatave të tjera joqeveritare dhe ndërkombëtare.



9 Comments

  1. 10 njerez te paster jane me shume numerikisht se 1 milion njerez-dele!
    Ju lumte per pjesemarrjen!

    1. PO KUR 10 MASKARENJ PARTISHE PERÇMOJNE NJE POPULL TE TERE ÇA DUHET ME BO ?
      KY VEND KA MARRE FUND , MARRVESHJA I VURI VULEN . NESE HYNE NE FUQI DO TE THOTE SE EDHE 20- 25 VITE DO JEMI AKOMA DELE , NE MOS ME KEQ AKOMA , LEPUJ TE TERRORIZUAR .

    2. Edhe nje ze po te ishte eshte me shume se 1000000 memec por problemi eshte se me kete teori i bie qe mbas 1000000 vitesh te behemi njerez .

  2. Ja nje proteste qytetare dhe jo si shpellkaret cecene shurronjose debatikas guerilas te salihut qe protestonin me molotov e djegje shkollash

  3. BRAVO JU JENI KRENARIA E KOMBIT ,KURSE EDI RAMA ESHTE NJE BARBAR DHE NJE HAJDUTI QELBUR,DHE LAL FIKU ESHTE NJE ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA

  4. E tmerrshme! Eshte tronditur e tere Austria, Gjermania, Spanja, Italia, Franca,…….Europa rrezikohet te kaloje ne revulucon mbare popullor per mbrojtjen e Theatri Kombetar te Tiranes.
    Liri Demokraci

  5. Po tani që identifikimi biometrik mori aprovimin nga nga marrëveshja e re, çfarë justifikimi do të nxjerrin? Dhe më e rëndësishmja fare: nëse PD-ja humbet zgjedhjet në vitin 2021, kush do t’ia ketë fajin?

    Është shumë, shumë e rëndësishme që lidershipi i saj dhe vetë kryetari Lulzim Basha t’i japin përgjigje që sot kësaj pyetjeje. Në mënyrë që kur të vijë ai moment, nuk duhet të kemi justifikimin e radhës se na vodhën. Pas arritjes së marrëveshjes,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *