• |
ide | kryesore

Scott Disick kthehet në krahët e Kourtney Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish partnerët Scott Disick dhe Kourtney Kardashian dyshohet se janë rikthyer së bashku pasi, po kalojnë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Burime të afërta të Scott kanë treguar se ai vetëm po e rrethon veten me persona, të cilët po e mbështesin atë gjatë trajtimit shëndetësor.

37-vjeçari, i cili shpesh shihet në serialin “Keeping Up With The Kardashians”, kohët e fundit ka qenë duke u përballur me probleme të shëndetit mendor, prej të cilave erdhi dhe ndarja me ish të dashurën Sofia Richie.
Thashethemet tregojnë se ai këto probleme i ka pasi është konsumues i alkoolit dhe drogërave të ndryshme, por avokati i Scott i ka hedhur poshtë këto aludime dhe ka deklaruar se klienti i tij po përballet me probleme emocionale që i janë shfaqur nga vdekja e prindërve.
Një burim i afërt tregon:

“Scott është aq i lumtur që ai dhe Kourtney shkojnë aq mirë dhe sa e lehtë duket jeta me të. Është e çuditshme për të gjithë të tjerët, por jo për ta. Ata janë si miqtë më të mirë të njëri-tjetrit. Kourtney nuk ka ndërmend një kthim romantik, por Scottin nuk e pengon kjo gjë për të flirtuar gjithë kohës.”
Kujtojmë se 41 vjeçarja dhe Disick kanë pasur një histori tepër të gjatë me ndarje e pajtime që nga 2006 deri në 2015, kur i dhanë fund përfundimisht mardhënies.
Së bashku janë prindër të tre fëmijëve, Mason, Penelope dhe Reign.
Scott është ende mik i familjes së madhe Kardashian dhe ruan një raport të mirë me çdo antar të saj, prandaj dhe ai ftohet në çdo festë familjare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *