Me masat e reciprocitetit të larguara në fundjavënga qeveria e re e Avdullah Hotit janë plotësuar parakushtet për rinisjen e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Për Shtetet e Bashkuara njohja e plotë është ajo që duhet synuar në fazën përfundimtare të dialogut. “Dialogu duhet të rinisë sa më shpejt” ka deklaruar në përgjigjen që ka dhënë për Koha Ditore ambasada e SHBA Prishtinë. “Ne e mirëpresim vendimin e Qeverisë për heqjen e të gjitha masave të ndërmarra kundër Serbisë dhe tani presim që dialogu të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Njohja e plotë është në interesin më të mirë të Kosovës dhe të rajonit, për të siguruar kështu stabilitet dhe përparim ekonomik”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane dërguar gazetës.
- Shtetet e Bashkuara, që janë përfshirë aktivisht në dialog, e kanë lënë në dorën e Kosovës dhe të Serbisë që të arrijnë zgjidhjen që duan.
Qe perfundon ne dem te shqipetarve ngado qe ta kapesh
shprehje e bukur u hoqen pengesat ndaj serbise , ose e thene shqiptarshe ju hoqem breket , dhe zodhen disa mojoneta ne Kosove , kush e merr vesh kete politike , here te ndihmojne here te hekun breket .
Kohet e fundit eshte bere shume zhurme. Ka dialog, s ka dialog. Kush merr pjese ne dialog (qeveria Kurti ra per kete). Tani SHBA ka caktuar daten. KM Hoti do te shkoi ne Washington. Momenti i mire me pa, a ekziston ndonje marreveshje, dhe me i tregue qytetareve te verteten rreth marreveshjes. Dhe populli te lirohet nga gjithe ajo frike per ndarje, falje, shitje te Kosoves. Edhe kesaj here SHBA jane aty ku jane shqipetaret.