• |
ide | kryesore

A do të ketë një ndarje mes Kim dhe Kanye

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian u ka dhënë fund njëherë e mirë fjalëve për divorc! U desh ditëlindja e Kanye West që ajo të bënte disa publikime vërtet romantike për partnerin dhe babain e 4 fëmijëve të saj. Së fundi, Kim ka publikuar një foto nostalgjike nga koha kur sapo kishte mësuar se ishte shtatzënë dhe e detyroi Kanye-n të vinte nga Londra vetëm për ta qetësuar:

“Një fakt interesant për këtë foto. Sapo kisha zbuluar se isha shtatzënë me North dhe e detyrova Kanye-n të fluturonte nga Londra, për paraqitjen e Koleksionit të Kardashian, sepse isha e tmerruar. Ai më nxorri në Hakassan dhe më pas në Hagen Daz për të më bërë të ndihem mirë”. Kim ka publikuar edhe disa foto nga festa e ditëlindjes së Kanye West, i cili me shprehinë e tij tipike prej një mashkulli serioz, ka pozuar pranë të birit Saint, i vetmi që e mban gjallë atmosferën e festës. Dje Kim publikoi një foto ku shfaqet me partnerin reper, ndërsa i uron shumë ëmbël ditëlindjen atij.

“Gëzuar ditëlindjen mbreti im”, shkruan Kim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Happy Birthday to my King

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *