• |
ide | kryesore

Dafina Zeqiri rrëfen luftën me depresionin

-Instant, Paparazzi, Slider



Dafina Zeqiri pranoi se ka luftuar me depresionin dhe ankthin dhe madje ka folur dhe me një psikologe për shëndetin e saj mendor.

E ftuar në NIN në Klan Kosova, këngëtarja tregoi se depresioni është shumë gjë normale, dhe ne duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Por edhe pse ne shqiptarët e kemi fiksim shprehjen “shëndeti i pari”, sërish kur bëhet fjalë për ankthin e depresionin, mundohemi ta fshehim, theksoi ajo. Madje këngëtarja tregoi edhe një bisedë me psikologen e saj e cila ishte çuditur që Dafina po i shkonte në zyrë, duke qenë figurë publike: “Është shëndet më së pari, kur ti thua që shëndeti është i pari, shëndeti para punës, kjo është pika më e rëndësishme e shëndetit dhe për të thonë ‘mos fol’. Kur e çova në interes për të gjetur një psikologe për të folur me të, ajo u çudit. ‘Pse po më vjen në zyrë, je fytyrë publike’! Le të më shohin, kjo është njësoj sikur shkon te mjeku për dhimbje koke, lukthi apo të ka zënë koronavirusi”.

Këngëtarja tha se është shumë mirë të hapesh te psikologu për gjërat që nuk mund të hapesh me të tjerët. “Je duke kaluar një depresion ose ankth dhe nuk po gjen një muhabet të përbashkët me familjen, kur nuk ndihesh i shlirë të flasësh, si viktima 14-vjecare (e abuzimit seksual), trembesh s’ke si të shprehesh, kanë për të gjykuar. Ne duhet të tregojmë që duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Krejt ata që e kanë kaluar depresionin është diçka shumë normale”.Ajo tha se ka krijuar grupe me fansat me të cilët flet hapur për gjërat private në jetën e saj dhe e kundërta, ata i flasin për jetën e tyre, dhe asgjë nuk del jashtë atij grupi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *