• |
ide | kryesore

Deklarata nga PPE në Parlamentin Europian: Zgjedhje parlamentare dhe lokale me Kodin e ri Zgjedhor në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grupi i Partisë Popullore Europiane ka dalë sot me një deklaratë të fortë në Parlamentin Europian, teksa ka kërkuar që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të njëkohshme parlamentare dhe lokale me Kodin e ri Zgjedhor.

Sipas Michael Gahler, koordinator i grupit për çështjet e zgjerimit, që bëri deklaratën e grupit PPE në Parlamentin Europian, zgjedhjet ne respekt te Kodit Zgjedhor dhe të dakordësuar mes palëve duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

Deklarata 

“Grupi i Partisë Popullore Europiane vazhdon të përkrahë Shqipërinë në udhën e saj drejt Bashkimit Europian. Prandaj ne e vlerësojmë marrëveshjen mes qeverisë e opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së Kodit Zgjedhor në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.

Kjo reformë duhet të përfundojë me këtë frymë dhe, mbi të gjitha, duhet të zbatohet në mirëbesim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Ato zgjedhje duhet të jenë të lira e të ndershme. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por, gjithashtu, plotëson dy kushte të BE për fillimin e negociatave të antarësimit.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të punojnë për përmbushjen e 15 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria në menyrë që të çelen negociatat. Ne insistojmë për anullimin e legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara.”



7 Comments

  1. MBASI TE KISHTE BERE NDRYSHIMET E DUHURA PD-JA DUHET TA KISHTE KET KUSHTIN E PARE DHE TE PADISKUTUESHEM . BASHA NE GJUME ISHTE E NE GJUME ESHTE AKOMA .

  2. Basha po zgjedh të bjerë dakord në linjat kryesore të reformës, me personin që më së shumti e ka akuzuar e anatemuar për vjedhje e manipulim zgjedhjesh. Në vend të një lideri politik që do të sfidonte ngrehinën elektorale, duke e shkundur fort atë prej themelesh, Lulzim Basha bëri marrëveshjen gjysmake të rradhës “me bisht ndër shalë”, duke firmosur më dy ditë vonesë një marrëveshje që ambasadorja amerikane i tundte në ajër.Nuk jane grupet parlamentare qe vendosin se kur te mbahen zgjedhjet ne shqiperi,ate e vendos “garanti kushtetues,like meta ne bashkepunim me salihun e luluse

    1. Mamin kurvë mos e beso, se të ka gënjyer. Shiko gjej ndonjë punë , si psh mblidh kanoçe, se nuk ke tru për tjetër gjë. Rilindja MBAROI!

  3. Rrilindasit e pordhes i ka zene cocacina e forte??ndersa ky palloshi gerdalle ky eshte i marr fund perjet??

  4. Kur thone : me Kodin e ri Zgjedhor , ta heqin tepelekun e kokes . A thua se ky kod u zhvirgjerua per here te pare . Ne 16 fushata zgjedhore ka ndryshuar 13 here , praktikisht ka ndyshuar ne çdo zgjedhje . Te ma serviresh kete si nje risi me bene per te vjell , me bene te dyshoj tek demokracia dhe sinqeriteti juaj .

  5. Denoncoi administrimin e provimeve të maturës, ish-sekretari i PD nxjerr blof Berishën: Nuk korrespondon ngjyra e pllakave se punoj vetë aty,shpellkare e cecene mos dilni dhe te mbroni kete rrjedhur qe ju ka udhehequr,shikoni me sa gezim shpif ky vrases ordiner

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *