• |
ide | kryesore

Dy vjet pa Fadil Vokrrin, kreu i FSHF-së: “Merita e tij anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, na mungon”

-Instant, Sport



“Dy vjet më parë kemi humbur një nga njerëzit kryesorë të futbollit, një figurë kyçe të futbollit shqiptar, Presidentin e FFK-së dhe mikun tim të dashur, Fadil Vokrrin”. Me këto fjalë ka nisur mesazhi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për të përkujtuar ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Në mesazhin e tij të rastit, numri një i qeverisë së futbollit u shpreh se vepra e Fadil Vokrrit nuk do të shuhet kurrë dhe se kontributi i tij për anëtarësimin e futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA ka qenë madhor.

“Në këto dy vite na ka munguar shumë në të gjitha dimensionet; si drejtues, si futbollist, si mik apo qoftë edhe si familjar në familjen e tij. Gjithsesi, Fadili mungon fizikisht, por vepra e tij nuk do të shuhet kurrë, do të rikujtohet nga të gjithë ata, të cilët e kanë njohur nga afër, nga të gjithë ata të cilët e kanë parë si futbollist apo e kanë njohur si drejtues të Federatës së Kosovës. Jam shumë i bindur që kishte shumë për të bërë dhe do të bënte shumë për futbollin kosovar për zhvillimin e tij. Me gjithë arritjet që pati në karrierën e tij dhe merita kryesore e tij për anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA, gjë të cilën futbolli kosovar po e ndjen sot dhe në zhvillimet e tij”, është shprehur Presidenti Duka në komunikatën në faqen zyrtare të FSHF-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *