• |
ide | kryesore

Integrimi europian ul në një tryezë, Metën dhe Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama priten të marrin pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Tema e kësaj mbledhjeje është: “Zhvillimet më të fundit në kuadër të përgatitjeve për procesin e negociatave në Bashkimin Europian dhe prezantimi i projekt-planit gjithëpërfshirës të masave të integrimit europian”.

Në takimin që do të afrojë së paku në një sallë, kreun e shtetit dhe kreun e qeverisë do të jenë edhe ambasadorët. Luigi Soreca, kreu i Delegacionit të BE në Tiranë, pritet të thojë fjalën e tij.

Kryetare e Këshillit është deputetja Rudina Hajdari, që do t’ia japë fjalën liderëve.

Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) është krijuar me Ligjin Nr. 15/2015, datë 05/03/2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Europian të Republikës së Shqipërisë ne BE” , si struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin evropian që ngrihet pranë Kuvendit, me qëllim nxitjen dhe garantimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publikë dhe shoqërisë civile, si dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit.

Detyrat kryesore të tij përfshijnë:

Nxitja e bashkëpunimit midis forcave politike, institucioneve shtetërore dhe të pavarura dhe shoqërisë civile, në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian;

Sigurimi i diskutimit të vazhdueshëm për politikat e integrimit europian, të zbatuara nga institucionet shtetërore, me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë të interesuar;

Monitorimi i zbatimit të detyrimeve për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian;

Analizimi i kuadrit ekzistues normativ dhe praktikave, në lidhje me procesin e integrimit europian, për çështjet që merr në shqyrtim;

Sigurimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm për procesin e integrimit me komisionet e përhershme parlamentare dhe me strukturat e tjera përgjegjëse për integrimin europian;

Monitorimi i ecurisë së procesit të negociatave/bisedimeve për anëtarësim.



3 Comments

  1. u mblodhen “kokat e kombit”tani u hapen negociatat.Mjer ne cfar naka rene per pjese .Tani do fillojne pazaret per gjykaten kushtetuese e gjykaten e lart .Mjer ne cfar na ra per pjese

  2. po mbledhin haracet e fundit deri sa te shperbehet e te shkoj ne grope. po kush e ha le haje mir i befte. ama jan leket tona…

  3. Ilir Kulla ndodhet në Romë me 26 shkurt 2017 për të ndjekur zhvillimet e dosjes false mbi plehrat dhe me 28 shkurt Syri.net (portal i lidhur me Berishën dhe Ilir Metën) publikon në Shqipëri skandalin fals “duke zbuluar” hetimin e mbeturinave të publikuar nga “Pianeta Italia News” (një portal krejtësisht i panjohur edhe mes gazetarëve italianë) përmes të cilit do të realizonte rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Scoop-i fallco certifikohet menjëherë si i vërtetë nga disa “analistë” që janë gati të thonë çdo gënjeshtër vetëm e vetëm për t’i shërbyer ish-qeveritarëve duke shpresuar që ata të mund të kthehen në pushtet e në këtë mënyrë të arkëtojnë shpërblimin. Basha, Berisha dhe shumë të tjerë përdorin skandalin e rremë të plehrave të prodhuar nga këshilltari i Ilir Metës për të kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *