• |
ide | kryesore

Justifikimi i Gjiknurit: Listat e hapura kanë efekte negative

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, ka folur për marrëveshjen e arritur me opozitën. Në një intervistë në emisionin “Provokacia”, Gjiknuri foli për rëndësinë e marrëveshjes së arritur, duke thënë se kjo “është një paqe e arritur për betejën politike që do të vijë.”

Sa i përket çështjes së mospranimit për lista të hapura në zgjedhje, Gjiknuri tha se kjo lloj formule ka disa anë negative.

“Listat e hapura kanë dy veti negative: Elitat do t’i godasin. E pamë katalogun te PD. E dyta, mund të ndodhë që personazhe me para edhe muskuj të jenë fitues”, u justifikua Gjiknuri.

Më tej ai ka mbështetur deklaratat e Ramës, i cili ishte kundër ndërhyrjes së ambasadorëve.

“Është e turpshme. U futëm në një ngërç, priteshin vendim të rëndësishme. Interesi qe i madh, për t’u gjetur një kompromis. Për shkak të ngërçit ku u futëm një proces që askush se ka pëlqyer, por në një farë mënyrë u gjet zgjidhje. Nuk ishte gjë e mirë që klasa përfaqësuese të mbylleshin në një territor të huaj”, shtoi ai.



12 Comments

  1. Ti flet per votime?
    Ti duhet te jesh ne burg duke thithur biberonin.
    Ah mor qelbistan si perfundove me keta hibridocefalopoda.

  2. Listat e hapur jane te rezikshme per njerez qe rrine mbas bishtit te kryetarit te partise, per sa i perket njerzeve me para nuk po e kuptoj Gjiknurin, ata kane nje bashkepunin prefekt me keta njerez kur vjen puna te perfitim parash, dhe e dyta ky sistem eshte sistem kapitalist dhe paraja do jete dominuse. ndersa per te fortet nuk jane problem derisa policia e organet e drejtesise te bejne detyrat e tyre ligjore.

  3. Mirëpo pohimet e tyre se ia hodhën Ramës dhe se “mbrëmë ia çmontuam kapjen e komisioneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë” (G. Bardhi) janë një armë që i jepet pushtetit të sotëm, pasi humbjen e mundshme dhe të pritshme të zgjedhjeve të 2021 nuk do të mund ta justifikojnë me dokrra mbi kapjen apo manipulimin e komisioneve zgjedhore.

    Edhe në 2017 opozita kishte shumicën dhe drejtimin e KQZ-së dhe të gjithë përfaqsuesit e saj në qendrat e votimit i firmosën procesverbalet përkatëse e, megjithatë, opozita nuk i pranoi rezultatet. Edhe marrëveshjen e majit 2017 e shpallën “të shkëlqyer” (S. Berisha) por pastaj u ankuan se nuk fituan.

    Opozita shqiptare dhe, veçanërisht, PD-ja duhet të mbajnë mend mirë se humbjet më të mëdha elektorale i ka pasur kur ka qeverisur vetë ose kur vendi qeverisej nga Qeveri Teknike

  4. O burra te shpetojme surratin . Justifikoni me çdo menyre mos ndryshimin e sistemit , edhe duke mashtruar dhe genjyer . Kjo eshte motoja e politikaneve .

  5. te qaje apo te qesh
    qe niveli i paturpesise do arrinte deri ne kete grade eshte e apbesueshem .
    nuk e di ku ti fus kete soj kurvash qe flasin percart

  6. Gjiknuri: Listat e hapura kanë efekte negative
    HAHAHAHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA……………………………………………
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAHHHHHHHHHHHHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAHAHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA…………. AAAAAAAAHHHHHHHHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    HAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA …..HAHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.HAHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAHHHHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA………………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *