• |
ide | kryesore

Kim tregon si është marrëdhënia e saj me Kanye-n

-Instant, Paparazzi, Slider



Me sa duket gjërat në marrëdhënien e Kim dhe Kanye West, nuk janë ashtu siç duken.

Pak ditë pasi u lajmërua se ata po zihen çdo ditë e më shumë dhe raporti i tyre është ftohur, Kim Kardashian bëri një postim që hodhi poshtë çdo thashethem. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me partnerin reper, ndërsa i uron shumë ëmbël ditëlindjen atij. “Gëzuar ditëlindjen mbreti im”, shkruan Kim në Instagram.

ImageJo më larg se javën e kaluar u bë me dije se edhe pse jetojnë në të njëjtën shtëpi, ata nuk shihen fare dhe secili sheh punën e vet. Madje, “The Sun” shkruante se Kim Kardashian po mendon që të largohet nga shtëpia dhe çifti të jetojnë të ndarë. Burimi pranë Kim Kardashian i ka thënë “The Sun” se ajo nuk do vërtet që të shkojnë drejt divorcit, prandaj e sheh këtë si një zgjidhje të mundshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *