• |
ide | kryesore

Ndryshim emri e transferim biznesi: Cristiano Ronaldo kthehet në Portugali

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo kthehet… në Portugali. Kampioni i Juventus ka vendosur të transferojë selinë qendrore të Crs Holding nga Luksemburgu, që nga 2015 ishte vendi i bizneseve të tij jashtë futbollit, në Lisbonë. Lajmin e ka bërë të ditur Milano Finanza, sipas të cilëve vendimi është maturuar gjatë lockdoën e është konkretizuar me firmën e CR7, që kontrollon personalisht kapitalin financiar të kompanisë së tij, mbi dokumentet për kalimin nga Rue de Bonnevoie në Avenida Engenheiro Duarte Pacheco në qytetin luzitan.

Me ndryshimin e selisë ka ndryshuar tashmë edhe emri i holding, që tani do të quhet CR7 Lifestyle. Gjithnjë sipas asaj që sqaron ekonomikja Milano Finanza, në fund të 2019 shoqëria regjistronte një aktiv prej 15,73 milionë euro e një fitim prej 233 mijë eurosh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *