• |
ide | kryesore

Për çdo vit më shumë shkollë, paga rritet me 8% në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
taksa.jpg



Shkolla dhe tregu i punës në Shqipëri nuk janë mirë të integruara me njëra-tjetrën, por studimet tregojnë se në çdo vit shkollë shpërblehet me më shumë të ardhura.

Një studim  i ekspertëve të Bankës së Shqipërisë ka gjetur se çdo vit shtesë në arsim formal shoqërohet me një rritje mesatare prej 8.2% të ardhurave te punësuarit nga paga..

Çdo vit shtesë në përvojën e tregut të punës shoqërohet me një rritje mesatare prej 1.7% të të ardhurave nga paga sipas analizës që përfshin periudhën 2002-2012.

Ndërsa çdo orë pune në javë shtesë shoqërohet me një rritje mesatare prej 1.1% të të ardhurave.

Eksperti Orion Garo, nga Departamenti i Kërkimeve, Banka e Shqipërisë që kreu studimin referon se gjatë periudhës në analizë përvetësimi i një diplome të arsimit fillor shoqërohet me një rritje mesatare të nivelit të pagës mujore prej 14.3%.

Përvetësimi i një diplome të arsimit të mesëm shoqërohet me një rritje mesatare të nivelit të pagës mujore prej 46.8% dhe përvetësimi i një diplome universitare shoqërohet me një rritje mesatare të nivelit të pagës mujore prej 140.4%.

Paraqitur në mënyrë alternative, një i punësuar me arsim të mesëm siguroi të ardhura mujore 25% më të larta se një i punësuar me arsim fillor, ndërsa një i punësuar me arsim të lartë siguroi të ardhura mujore 49.3% më të larta se një i punësuar me arsim të mesëm.

Pagat e kategorive te të punësuarve pa arsim formal dhe me arsim fillor shfaqin trend rënës me largim nga mesatarja. Pagat e të punësuarve me arsim të mesëm kanë tendencë të qëndrojnë tek mesatarja. Pagat e të punësuarve me arsim të lartë paraqiten të stacionuara diku tek 55% mbi mesataren gjatë 2002-2012.

Primet e të punësuarve me arsim të mesëm, mbi pagat e të punësuarve me arsim fillor, në Evropë variojnë nga 8% në 78%.

Primi i pagës në Shqipëri prej 25%, që të punësuarit me arsim të mesëm e përfitojnë, mbi pagën mesatare të të punësuarve me arsim fillor bën pjesë në intervalin e Evropës.

 



4 Comments

  1. Ilir Kulla ndodhet në Romë me 26 shkurt 2017 për të ndjekur zhvillimet e dosjes false mbi plehrat dhe me 28 shkurt Syri.net (portal i lidhur me Berishën dhe Ilir Metën) publikon në Shqipëri skandalin fals “duke zbuluar” hetimin e mbeturinave të publikuar nga “Pianeta Italia News” (një portal krejtësisht i panjohur edhe mes gazetarëve italianë) përmes të cilit do të realizonte rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Scoop-i fallco certifikohet menjëherë si i vërtetë nga disa “analistë” që janë gati të thonë çdo gënjeshtër vetëm e vetëm për t’i shërbyer ish-qeveritarëve duke shpresuar që ata të mund të kthehen në pushtet e në këtë mënyrë të arkëtojnë shpërblimin. Basha, Berisha dhe shumë të tjerë përdorin skandalin e rremë të plehrave të prodhuar nga këshilltari i Ilir Metës për të kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *