• |
ide | kryesore

Propozimi nga PS me datë për zgjedhjet parlamentare, reagon presidenti Meta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur interesit të mediat, lidhur me propozimin e bërë një ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, për të mbajtur zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 maj.

“Mendoj që mbledhja e sotme e këshillit të Integrimit ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin e duhet ti përmbushim, theksoj edhe një herë metodologjia e re e zgjerimit sic ofron avantazhe për të gjithë vendet që u qëndrojnë detyrimeve, mund të sjellë edhe kthim pas të procesit dhe në këtë drejtim dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të Këshillit Politik për reformën jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka por si një hap i mjaftueshme për të ecur në rrugën e dakordësimit për të realizuar zgjedhje të reja, siç e kërkojnë edhe kushtet e BE që janë shumë të qarta në këtë drejtim. Cilësia është kryesore, data për mua do të ishte dje, por mbetet ende shumë punë përpara për të treguar përgjegjshmëri.”- u shpreh Meta.



3 Comments

  1. Basha po zgjedh të bjerë dakord në linjat kryesore të reformës, me personin që më së shumti e ka akuzuar e anatemuar për vjedhje e manipulim zgjedhjesh. Në vend të një lideri politik që do të sfidonte ngrehinën elektorale, duke e shkundur fort atë prej themelesh, Lulzim Basha bëri marrëveshjen gjysmake të rradhës “me bisht ndër shalë”, duke firmosur më dy ditë vonesë një marrëveshje që ambasadorja amerikane i tundte në ajër.

  2. ore ti I paemer ngelsh I paemer dhe nedynjane tjeter dhe tu befte varri shurtore dhe hale o I pafytyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *