Në ditët e fundit është dizenjuar, ashtu si cdo vit, klasifikimi i sportistëve më të pasur në botë e mes tyre të shumtë janë futbollistët. Por kush është më i pasur? Përgjigja mund të duket e thjeshtë duke qenë se kohët e fundit Cristiano Ronaldo është bërë i treti sportist miliarder i historisë, por në fakt në vendin e parë është një lojtar që askujt nuk i shkon nëpër mend: Faiq Bolkiah, sulmuesi i ri i Leicester.

22 vjecari nuk është sigurisht se fiton më shumë nga paga e tij si futbollist, krahasuar me fenomenin portugez, por ka dicka që duhet mësuar për të. Faiq është i biri i Jefri Bolkiah, Princi i Brunei, nipi i Hassanal Bolkiah, Sulltani i Brunei. Pasuria e tij llogaritet rreth 18 miliardë euro e përballë një shifre të tillë, të ardhurat e Cristiano Ronaldo duken thërrime…