• |
ide | kryesore

Shkrihet departamenti i policisë së Mineapolis

-Instant, Planet



George Floyd padyshim që do të jetë pjesë e historisë Amerikane. Protestat që patën zanafill që prej vrasjes së afroamerikanit me kërkesa e parulla për ndërprerjen e fondeve për njësinë policore të Mineapolis nuk kanë rënë në vesh të shurdhër.Këshilli i qytetit miratoi me shumicë votash, 9 me 4, shpërbërjen e gjithë departamentit lokal të policisë. Këshilltarët, shumicë dërrmuese demokratë, kërkuan krijimin e një modeli të ri për sigurinë publike.

Vendimi i pazakontë erdhi pasi efektivë të kësaj strukture u akuzuan për vrasjen e afro-amerikanit 46-vjeçar javën e kaluar nga polici Derek Shovin i cili i ushtroi presion me gju në qafë George Floyd, duke i shkaktuar vdekjen nga asfiksia. Ekspertët kërkojnë shfuqizimin e kësaj praktike të përdorur gjerësisht nga forcat e rendit në SHBA.

Pas kësaj ngjarjeje, riorganizimi i strukturave të policisë po shqyrtohet në shumë qytete, kryesisht të drejtuara nga demokratët, përfshirë edhe Nju Jorkun. Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të tërheqë trupat e Gardës Kombëtare, pas rënies së intensitetit të dhunës në protesta.



2 Comments

  1. Ja cfare tregon reagimi i forte i protestuesve.Ketij reagimi,nuk i reziston,jo me nje polici,por edhe i gjithe shteti.Te mesojne nga ky shembul,ne populli,por neradhe te pare qeverija rilindase,e sidomos Policia e shkaterruar krejtesisht prej LleshVelis se rilindjes.

  2. Si mund te kete shtet pa polici? Nje shpjegim eshte qe duke qene se ne shumice derrmuese policet jane konservatore duhen zevendesuar. Nderkohe repartet e policise varen nga bashkite e qyteteve dhe pothuajse te gjithe qytetet e medha kontrollohen nga demokratet. Te majtet duan ta perdorin policine per axhenden e vet, si per te mos kontrolluar emigrantet e paligjshem , per t’i bere presion atyre qe flasin kunder pederasteve etj. Vendimi mbeshtetet vetem nga 16% e votuesve dhe shumices se tyre as nuk i rruhet per polici se kane security neper zonat ku jetojne. Si gjithmone do ta hane te zinjte, sepse keta policet qe iken ishin te ashper por ne pergjithesi profesioniste. Eksperient cnjerezor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *