• |
ide | kryesore

“Shumë të zinj në skuadër, dua talente gjermanë”: Mainz i tregon daljen një prej ortakëve

-Instant, Sport



Skuadra e Bundesligës Mainz 05 ka dhënë një sinjal të qartë kundër racizmit. Me titullin “Nuk ka vend për racizmin”, shoqëria gjermane ka publikuar në faqen e saj ëeb përmbajtjen e një shkëmbimi letrash mes një anëtari e shoqërisë. Ish-ortaku shpjegon përse nuk do të jetë më tek Mainz: “Nuk jam më në gjendje të identifikohem me këtë klub prej muajsh! Tani kam impresionin se jam në Kupën e Afrikës në vend të Bundesligës gjermane”, shkruan anëtari, që kërkon të parandalojë akuzat. “E di cfarë po mendoni, por jo, nuk jam fare racist. Vetëm se ajo që është shumë është shumë”, duke iu referuar lojtarëve me ngjyrë që luajnë për Mainz.

Klubi i është përgjigjur “ortakut”, duke i shpjeguar se ta heqin nga lista e ortakëve nuk e dëmton klubin. “Edhe pse normalisht na mërzisin shkarkimet e luftojmë me pasion për cdo anëtar, nuk mund të shprehim asnjë keqardhje në rastin tënd. Racizmi nis aty ku shprehen mendime raciste, jo vetëm kur dikush e quan veten racist, gjë që në fakt ndodh shumë rrallë. Për këtë motiv jemi të kënaqur me largimin tënd, sepse arsyetimi yt zbulon që nuk ke vlerat që karakterizojnë shoqërinë tonë”.

Në fundjavë, në disa ndeshje të Bundesligës janë dhënë sinjale kundër racizmit, me lojtarët që kanë treguar solidarietet me protestat botërore “Black Lives Matter”. Pierre Kunde i Mainz është ulur në gjunjë pasi shënoi kundër Eintracht Frankfurt.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *