• |
ide | kryesore

Skandal tek Brescia, Balotellin e përzënë nga stërvitja: “Thoni tani që nuk dua të stëvitem”

-Instant, Sport



Dush i ftohtë këtë mëngjes, pak para orës 9, për Mario Balotelli që është prezantuar në qendrën e stërvitjes së Brescia në Torbole Casaglia. Sulmuesi nuk ka mundur të futet brenda, sepse shoqëria ia ka ndaluar. Pas një bisede me një punonjës të shoqërisë SuperMario është kthyer në shtëpi, ndërsa duke u larguar nga qendra stërvitore ka thënë këtë frazë: “Tani thoni se nuk dua të stërvitem…”.

Sulmuesi është ndalur në hyrje nga roja që i ka bërë të qartë për urdhërat që kishte marrë. Balotelli nuk ka pasur askënd për të sqaruar situatënb, përvec se një bisedë në telefon me një funksionar të Brescias, përpara se të nisej me makinë për në shtëpi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *