• |
ide | kryesore

“S’më vret njeri në shtëpinë time”, Ardian Çapja mohon sulmin me armë: Në shpatull më ka hyrë një hekur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pas atentatit me armë zjarri që iu bë Ardian Çapjas, është siguruar dëshmia e këtij të fundit. Çapja ka dhënë një deklarim të shkurtër nga ambientet e spitalit për hetuesit e çështjes.

Ndonëse i plagosur me një plumb në shpatull, 55-vjeçari ka mohuar se ishte qëlluar me armë, ndërsa theksoi se askush nuk mund ta vriste në shtëpinë e tij.

Jam rrëzuar në banesë. Në shpatull më ka hyrë një hekur, në momentin që jam rrëzuar. Nuk jam plagosur me armë. S’më vret njeri në shtëpinë time”, mësohet të jetë shprehur Çapja për policinë, teksa ka qenë i vetëdijshëm, raportoi news 24.

Nisur nga provat e grumbulluara, ka dyshime se atentati është kryer me snajper silenciator.



4 Comments

  1. Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *