• |
ide | kryesore

“Statuja e tij duhet të përfundojë në lumë, si 20 mijë afrikanët”: Hamilton në luftë të hapur me racizmin

-Instant, Sport



Vazhdon beteja e Leëis Hamilton kundër racizmit. Kampioni anglez i F1 ka shfryrë sërisht në rrjetet sociale në lidhje me protestat që kanë shpërthyer në gjithë botën për vdekjen e George Floyd e, këtë herë, ka folur për një cështje që i përket vendit të tij të origjinës, ose më saktë rrëzimit të statujës së Edward Colston nga ana e disa manifestuesve në Bristol: “Thuhet se duhet të shkojë në muze, por statuja e atij njeriu duhet të përfundojë në lumë, ashtu si shpirtrat e 20.000 afrikanëve që humbën jetën gjatë udhëtimit e u hodhën në det, pa varrim apo memorial – ka shkruar në Instagram piloti i Mercedes – I vodhi nga familjet e tyre, nga vendi i tyre e nuk duhet të përkujtohet!”.

Colston ka qenë një tregtar anglez në shekullin e 17°, që u përfshi në tregtinë e skllevërve ai anëtar i Royal African Company. Monumenti i dedikuar për të u rrëzua në 7 qershor e u tërhoq zvarrë deri në portin e Bristol, ku demonstruesit e lëvizjes Black Lives Matter e hodhën në lumin Avon: “Edward Colston ishte një monstër që ka blerë, shitur e tregtuar qenie njerëzore, duke i detyruar në skllavëri deri në vdekje – ka kujtuar Leëis, që vetëm pak ditë më parë ka treguar bullizmin e pësuar kur ishte i vogël për shkak të ngjyrës së lëkurës – Askush që ka kryer këto veprime nuk duhet nderuar në asnjë mënyrë. Ishte terrorizëm. Është terrorizëm. Tani e atëherë. Nuk duhet të kishte pasur kurrë një statujë. Jam krenar për aktivistët e Bristol që e rrëzuan. Hiqini të gjitha, kudo të jenë. Unë e mbështes këtë gjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *