• |
ide | kryesore

“Të tjerë lojtarë kanë rinovuar”: Dybala i kalon topin mes këmbëve Juventusit

-Instant, Sport



Paulo Dybala dëshiruan të qendrojë tek Juventus akoma për shumë kohë. Nuk ka ndërmend të largohet e pret rinovimin e kontratës, por numri 10 bardhezi edhe jashtë fushe bën atë që di të bëjë më mirë, të driblojë. E kështu, për të shmangur cdo keqkuptim, në një intervistë për Cnn, argjentinasi rrëfen raportin me klubin, duke ia kaluar topin mes këmbëve. “Për momentin nuk ka asgjë, vërtetë. Kam edhe një vit e gjysëm kontratë. Jam lojtar i këtij klubi e jam i lumtur që jam këtu. Në një pikë mund të ketë edhe rinovim, por varet nga Juventus. Të tjerë lojtarë kanë rinovuar “.

Dybala nuk është nga ata lojtarë që nuk tërheq vëmendjen, sidomos jashtë Italisë dhe me qetësinë që e karakterizon Joja nuk ngurron ta përmendë: “E vërteta është se Barcellona është një klub i jashtëzakonshëm e me Messi është edhe më shumë. Do të ishte shumë bukur, por edhe Juventus është një klub fantastik, i pasur në histori, ku sot ka lojtarë të mëdhenj. Ka mjaftueshëm kualitet për të bërë dy skuadra e mundësia për të luajtur me Buffon e Cristiano Ronaldo e bën edhe më të mëdh klubin”.

Argjentinasi nuk ka hezituar të futet edhe në temën e racizmit, që në këto ditë është në qendër të vëmendjes, sidomos pas asaj që ndodhi në Shtetet e Bashkuara: “Ndonjëherë është vështirë të vihesh në vendin e dikujt që ka vuajtur episode racizmi, kur ti nuk i ke përjetuar kurrë”, ka thënë Dybala duke iu referuar ish-futbollistit bardhezi, tashmë tek Everton, Kean.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *