• |
ide | kryesore

Video/ Gazzetta dello sport zbulon Kumbullën në 1.47 minuta: hera e parë kundër CR7, tekat e… Greta

-Instant, F1, Sport, Video



Ja cili është Marash Kumbulla, qendërmbrojtësi shqiptar i Veronës në shënjestër të klubeve të mëdha: me golin e shënuar ndaj Sampdorias ishte i pari mbrojtës i datëlindjes 2000 që shënon në Serie A. Inter Juve e Lazio të gjithë të cmendur për Kumbullën. Mbrojtësi i Veronës i magjepsi të gjithë në vitin e tij të parë në Serie A. vetëm 20 vjec, lojtari i kombëtares së Shqipërisë është i aftë në luftën në ajër dhe markim.

I lindur në Peschiera del garda me prindër shqiptarë, që kanë një restorant, Kumbulla bën ende kapricio për lojëra, edhe me të fejuarën Greta që nervozohet, ndonëse i ati thotë se është shumë serioz.

Gjatë karantinës ka gatuar rizoto me tastasal dhe e ka kaluar kohën duke parë serinë e preferuar La casa del papel. Qetësia dhe vendosmëria janë armët e tij të forta, edhe përpara CR7: “E kuptova që e kisha sfiduar vetëm në fund. Çfarë ëndërre!”

Pëlqen egërsinë e Chiellini, edhe pse për të mbrojtësit më të mirë në botë janë Van Dijk, Ramos e De Vrij. Verona kërkon 30-35 milionë euro e Kumbulla ndihet gati për kapërcimin e madh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *