• |
ide | kryesore

Borxhi i frikshëm që mori Rama i shpjeguar fare thjeshtë

-Instant, Arkiva, Blog

 

Nga Pano Soko/Paskemi marrë 650 milionë Euro borxh me 3.62% interes dhe udhëheqësin e madh e paska kap entuziazmi i madh, se tregjet e borxhit paskan besim tek Qeveria shqiptare.


E para, për ta shfryrë pak udhëheqësin që qenka ngref keq, norma e ulët e interesit, si për Shqipërinë dhe Maqedoninë, nuk i dedikohet besimit tek librat e llogarisë së këtyre vendeve që kanë investitorët, por garancisë për ndihmë që dha BE për vendet partnere.

BE ka propozuar një paketë 15 miliardë Euro ndihmë për vendet partnere me BE (ku bën pjesë dhe Shqipëria) dhe ka premtuar që nuk do të lejojë asnjë vend të falimentojë për shkak të pandemisë. Tregjet s’kanë besim te Shqipëria, po tek fjala e BE-së, te garancia që ajo jep.

E dyta, ça po gëzon? Që po merr borxh? Po njerëzit normal qajnë në të tilla raste, se po merr borxh, s’po ti falin.
Apo natyrisht që do të gëzosh, ti nuk je ai që do t’i paguash këto borxhe, ti je thjesht ai që po shpenzon lekët. Borxhet do t’i paguajmë ne që kontribojmë sot, fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë.

Pse mos gëzosh ti, ti s’do paguash gjë..

Sot Shqipëria ka gati 10 miliardë Euro borxh të shkruar dhe 2.2 miliardë janë konçesionet, shkojnë në total 12.2 miliardë Euro.

Përpara Edi Ramës, Shqipëria kishte marrë në 22 vjet demokraci, 5.9 miliardë Euro borxh. Vetëm Edi Rama kryeministër ka marrë 6.3 miliardë Euro borxh. Ka marrë më shume ai sesa gjithë Kryeministrat e tjerë të mbledhur së bashku.

Ku kanë vajtur këto lekë? Çfarë është ndërtuar me kaq shumë lekë? S’e di…

E treta, o shoku udhëheqës, e di pse qajmë ne edhe kur ti thua që duhet të gëzojmë? Se shqiptarët, hallin me borxhin nuk e kanë tek interesat, që të gëzojmë që shpëtuam se e morëm me interes të ulët këtë rradhë.
Interesi është halli më i vogël.

Hallin e kemi se lekët e borxhit po ikin top, të gjitha. Po shkojnë 90% në xhep dhe 10% në shtet.

Ti sot po merr 650 milionë Euro borxh, nga të cilat 200 do paguash borxh të vjetër dhe 450 do t’i përdorësh.
Këto 450 milionë që do t’i përdorësh, do t’i çosh nëpër projekte si Milot-Balldreni, ku paguajmë 17 km rrugë me 350 milionë Euro, kur rruga realisht kushton 35 milion Euro, jo 350..
Pra 10% bën rruga, 90% tek xhepi a tek llogaria bankare në offshore.

Sepse ti kështu ke shpenzuar 6 miliardë Euro deri më tani. Dhe kjo do të ndodhë dhe këtë rradhë. Sepse ti këtë di të bësh. S’di ti as të menaxhosh ekonomi, as të menaxhosh prodhim, as të rrisësh vendet e punës, as të ndërtosh vepra publike, asgjë.

Ti di vetëm – Rrit taksa dhe vidh lekët e taksave/Merr borxh dhe vidh lekët e borxhit..

Nisma thurrje

 

4 Comments

  1. Kur erdhen ne pushtet Rilindja, hundeskapamenta tha: ” E morem shtetin grope me borxhe. Borxhi ishte 67 % e PBB ne nje kohe qe borxhet e marra ishin investime ne infrastrukture e ku asfalti shkoi ne cdo komune a fshat te thelle ku rruget kishin pare vetem “cakull” ne rastin me te mire.

    Tani keto marin borxh per te shlyer borxh ne nje kohe qe asnje investim nuk kane bere dhe borxhi eshte 72% e PBB.
    Normal, ne kohen e rilindesve km i asfaltit shkon 20 milion euro, ne fushe (Milot-Balldre) qe ne asnje vend te planetit nuk eshte kjo kosto.

    Kjo eshte qeverisja me kriminale dhe hajdute qe mund te kete pasur Shqiperia. Kjo qeveri dhe ky KM duhen rrezuar sa me shpejt dhe te ndiqen penalisht. Kshu qe dhe qeverite qe do vijne pas ketij ta mendojne mire se ca i pret nese do vjedhin kaq harbutshe.

  2. Ky palaqo esht aq i pa ftyr sa dhe kur mer borgje pa fund per te lar borgjet qe i beri vet genjen me lugen bosh, kemi mar borgj dhe se kam arrit fitore te thell biles fitore te pa pare, o bir kurve vetem borgjin ne Shqipetaret e dim shum mire prandaj s ka nevoj te na besh te diturin per borgjet o funderrina e te vdekureve se te gjallet te japin uje ne bisht luges o injorant o mut muti.

  3. Kemi mbi cerek shekulli qe shpresojme tek kjo politike e kalbur anadollake qe te ti krijoje ketij populli te lodhur dhe te rraskapitur nje fare mireqenie ekonomike duke thene njefare nenkuptoj nje sasi te ardhurash qe ky popull i mjeruar te jetoje me pak dinitet ne vendin e tij , por realiteti eshte komplet ndryshe , ShQIPERIA eshte kthyer ne nje ndermarrje ku adminisrtratore jane keta injorantet ,hajdutet dhe plehrat e vendit keshtu qe per stafin nuk mund te kete mirqenie .Harrojeni kete vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu