• |
ide | kryesore

CIES, mbrojtësi më i shtrenjtë luan në Itali: Van Dijk është vetëm i dyti

-Instant, Sport



Më shumë se Van Dijk e Maguire, shumë më tepër se Koulibaly e Romagnoli, që sipas stilimit të vlerëse financiare të mbrojtësve, nuk janë as në 10 më të mirët. Matthijs De Ligt i Juventus është mbrojtësi me vlerën më të lartë në merkato në botë, sipas të dhënave të CIES, që bazohen në një seri parametrash, ku përfshihen mosha dhe kohëzgjatja e kontratës.

Hollandezi që u transferua tek Juventus nga Ajax ka një vlerë të përllogaritur prej 104,7 milionë euro, rreth 30 milionë euro më tepër në fakt nga sa bardhezinjtë e morën nga Ajax. De Ligt rrëmben kështu kreun e këtij klasifikimi special, duke i lënë vetëm vendin e dytë hollandezit të Liverpool Van Dijk, ndërsa podiumin e kompleton Lenglet i Barcelonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *