• |
ide | kryesore

‘Duhet reformë zgjedhore jo arnime’/ Deputetët e opozitës parlamentare: Nuk votojmë produktin e Këshillit Politik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Opozita parlamentare shprehet kundër produktit të reformës zgjedhore të dakordësuar në Këshillin Politik. Tre deputetët, Myslim Murrizi, Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, Nimet Musai, Kryetar i Grupit Parlamentar të Pavarur dhe Edmond Stojku, kryetar i Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi” deklaruan pas takimit me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi se duan plotësimin e tre kushteve që janë depolitizimi i administratës zgjedhore, ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe votën e emigrantëve.

“Askush brenda apo jashtë institucioneve legjitime nuk mund të tallet me solemnitetin e votës sonë. Po e presim në respekt kryeministrin që ai të na kthejë përgjigje kërkesës sonë. Sot duhet reformë zgjedhore jo arnime zgjedhore.

Jam deputet dhe si deputet i grupit parlamentar që përfaqësoj nuk do ta votoj arnimin e kodit zgjedhor nëse nuk merren parasysh kërkesat tona”, deklaroi Myslim Murrizi.

Nimet Musai tha se në ditët në vijim mbetemi besimplotë që rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të Bundestagut do të realizohen.

“Ka qenë një takim i ngrohtë me kryetarin e parlamentit, shprehëm vlerësimin për mikpritjen që na bëri. I shprehem kryetarit të parlamentit që këshilli politik nuk e arriti qëllimin për të cilin u mblodh. Produkti  i kërkuar nga shoqëria shqiptare nuk u arrit. Nuk kemi bojkotuar konferencën por jemi këtu për të dhënë një mesazh pozitiv, po presim kryeministrin e vendit për t’i thënë që jemi ne deputetët që do votojmë komisionin e reformës zgjedhore, listat e hapura. Nuk do ta votojmë produktin e këshillit. 31 deputetë nuk do ta votojnë këtë produkt. Në ditët në vijim mbetemi besimplotë që rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të Bundestagut të realizohen, kemi kohë”, deklaroi Musai.

Edmond Stojku tha se opozita parlamentare nuk do të marrë pjesë në komisione deri sa të zhvillojnë takimin me kryeministrin Edi Rama.

“Desha të flas dhe unë dy fjalë. Ne jemi përfaqësues të institucionit më të lartë të vendit, Kuvendit dhe jemi të detyruar të veprojmë institucionalisht. Kërkuam takim me faktorët ndërkombëtarë, ata na pritën, ne dhamë opsionet tona. Kërkuam takim dhe me kryetarin e Kuvendit që po ashtu na priti për të dhënë mendimin tonë dhe të shoqërisë civile. Kemi dy elementë të rëndësishëm të kësaj reforme, faktorët dhe aktorët. Kemi një listë të 39 deputetëve të firmosur para 1 viti dhe të rifirmosur para një jave që janë për ndryshimin e kodit zgjedhor që do t’i japë fund establishmentit, dy bajraqeve.

Ne kërkojmë takim me kryeministrin Rama dhe duke e pritur, morëm vendimin të mos vazhdojmë më mbledhjet e komisioneve parlamentare pasi nëse nuk takojmë dot të gjithë faktorët ne nuk jemi në gjendje të japim një produkt të mirë. Kemi ardhur për të mirë të popullit shqiptar”, deklaroi Stojku.



20 Comments

      1. Dhe me e bukura eshte, qe cfaredo gje qe behet, ky vend quhet Albanistan! Si do ta vertitesh. Me opozite, pa opozite.

        People Republic of Bananas of Albanistan. 🙂

  1. problemi eshte se zografi eshte ca ngushte me leke se ka patur ca shpenzime keto kohe dhe nuk besoj se do ti paguaj dhe keta qe te votojne pacavuren e rradhes

  2. Shume ju kane share , ju kane tallur , ju kane nenvleresuar , ju kane perbuzur biles edhe ju kane perçmuar . Ky eshte rasti me i mire qe te permbysni çdo paragjkim ndaj jush . Ky eshte rasti me ideal per ju si opozit parlamentare qe te trgoni vlera tuaja te atdhedashurise . Ky eshte rasti qe te vete ju te ndjeheni fitimts fitoni e perfitoni por edhe te na beni ne fitimtare kunder kesaj kaste politikanesh Ky eshte rasti qe neser te thoni me mburrje : edhe une e vura nje tulle ne themelet e demokratizimit te vendit . Nese qendroni kompakt dhe te vendosur ne qendrimin tuaj , une personalisht , por edhe 80% e shqiptareve qe duane ndryshimet dhe prosperitetin e ketij vendi do ju jemi mirenjohes gjithmone .

  3. Basha dhe opozita e bashkuar duke refuzuar problemin e listave te hapura te cilat jane çelesi i sukseseve dhe i diktatures Rama, do ta rrezojne Ramen kur te shohin veshin pa pasqyre. Katastrofa e tyre ne zgjedhjet do jete e pashmangeshme dhe me e thelle; jo per merita te PS, por per paftesine e opozites bashkuar qofte edhe per ta bere Ramen ti mendoje ato si kundershtare serioze.
    Ju opozita e re parlamentare, Bravo!….. dhe mos u perkulni, sepse duke votuar kunder, ju orientoheni drejt popullit dhe qytetareve te pakenaqur nga opozita e bashkuar dhe kunder qeverise qe perdor dhe abuzon me fuqine qe ushtron ne emer te popullit Shqiptar.

  4. BEHUNI NJESH KUNDER KETYRE LLUMIT TE POLITIKES 30 VJEÇARE QE DUAN TA MBAJNE KETE VEND NEN KOMANDEN E KRIMIT DHE MAFIAS . NE RADHE FITONI VET POR FITON EDHE SHUMICA. BOJKOTOJENI ATE SEANCE DHE DERGONI VETEM MURRIZIN SI PERFAQESUES . DINE AI SI TY PERGJIGJET KETYRE LEGENAVE DUKE I KUNDERSHTUAR ME FAKTE . BEHUNI BURRA DHE MOS E VOTONI .

  5. Ore te uruar nuk po e kuptoni se pas kesaje pseudo opzite parlamentare qendron dora e Rames per te MOS u votuar kodi zgjedhor e kete e kan shprehur se do votojme reformen zgjedhore ashtu si do Rama bashke me “opozites” parlamentare , per te vetmen aresye se kerkon te kapi administtaten zgjedhore e te vjechi zgjedhjet . Sa per komentuesit qe inkurajojne “opziten” per te MOS votuar reformen zgjedhore Jane patericat e Rames si ai Shabani , Topallaje, Patozet, militante e rilindjes

  6. Mos shkoni ne parlament ate dite . kush shkon eshte nje tradhetar dhe do te marre persiper urrejtjen popullore .

  7. KY VEND OSE BEHET TANI O NUK BEHET KURRE . POR KUR BURRAT SILLEN SI KURVAT ATEHERT I HUMBET SHPRESAT SE NJE DITE KY VEND MUND TE BEHET . DEGJOVA PRONONCIMIN E LEFTERIT NGA BERATI . NESE KY VEND PASKA KURVA BURRA , KY ESHTE PIÇK BURRE . KU VJEN VETEM ERA KARAKURVE . SESI NJE ZHULS MUND TA DREDHI KESHTU NUK ARRIJ TA IMAGJINOJ . TE KESH TURP O LEFTER KURVA …….PTUUUUUUUUUUU………………………
    ZHDUKU NGA KY VEND SA ME PARE OR KURVE ………….. DO TE MBULOJNE MEPESHTUME DHE GELBAZA O FLLIQSIRE ………. PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU …………..

    1. U shtua edhe nje kurve tjeter . Ky vend perfundimisht nuk behet sepse ka me shuem kurva se burra . Pa zhdukur kurvat ne kete gjendje do jemi . Duhet revolucion , ndryshe edhe 1000 vjet kete pune do kemi .

      1. Sa po e pashe kete vemje . Ketij vendi i do vene zjarri se pillka vetem prostituta .
        Shqiptar nese doni te shpetoni ikni sa me larg nga ky vend , ikni nga syte kembet .

  8. Berisha e ka kaluar fazën e nxemjes. Është gati për të filluar lojën. Në ditën e fiter bajramit, ai shkroi në facebook: “Ju bëj thirrje të gjithë hoxhallarëve të vendit, imamëve, myftijve të udhëheqin me urdhër të të Gjithëfuqishmit lutjen e besimtareve dhe të mos i tradhëtojnë ata, si dhe të dënojnë qëndrimin prej qafiri ateist, fondamentalist e diktatorial të atij që kërkon të dalë në këtë ditë të shenjtë mbi Zotin e Madhnueshem!”

    Dhe pas tij, doli dhe Oriola Pampuri. “Shqiptarë, lutuni e besoni në Zot. Këtë s’mund t’ua ndalojë më njeri. Popujt e varfër janë të privuar nga feja e besimi në Perëndi. Ateizmi është farë e komunizmit e diktaturës,shume mire do beni qe mos ta votoni kete pseudoreforme te lulushit,cfare prisnim dhe cfare firmosi ky loqja lulush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *